Njohësit e çështjeve juridike: Kuvendi i Maqedonisë është shndërruar në teatër

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut është shndërruar në teatër, kështu thonë për REL njohësit e çështjeve juridike Borçe Davitkovski dhe Jusuf Zejneli duke komentuar aktin e ditës së diel në kuvend, kur dy deputet të shumicës parlamentare të sëmurë me COVID-19 morën pjesë në votimin e masave ekonomike.
Sipas profesorit Borçe Davitkovski, është pasojë e mosdefinimit të punës së kuvendit në kohë pandemie, ashtu siç bënë edhe shumë parlamente tjera evropiane.
“Sjellja e deputetëve është skandaloze dhe unë mendoj se kurdo qoftë qytetarët do të dinë të vlerësojnë një sjellje të tillë të atyre që duhet të jenë në shërbim të qytetarëve dhe jo të politikës ditore. Kjo sjellje tashmë ka kapërcyer të gjitha normat e sjelljes, kur kemi parasysh se mijëra qytetarë tani dy muaj kanë mbetur pa të ardhurat e tyre minimale, kurse në anën tjetër deputetët sillen si fëmijë të vegjël”, thotë Davitkovski.
Ai shton se drejtuesit e kuvendit duhet të mendojnë seriozisht në ndryshimin e shpejtë të rregullores mbi punën e kuvendit, që të mos përsëritet rasti që në seancë të sillen deputetë të sëmurë apo që të njëjtit të mund të votojnë nga shtëpia apo rrethana tjera.
Edhe Jusuf Zejneli, profesor në Fakultetin Juridik në Universitetin e Tetovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se duhet bërë ndryshime në rregulloren mbi punën kuvendit që ky institucion të mund të jetë funksional dhe të mos paraqiten dilema se si duhet të punojë në kohë pandemie.
Ai thotë se ligjet që tashmë janë miratuar janë me rëndësi për qytetarët, por mbi të gjitha është shëndeti i tyre, ndërsa fjalën e fundit për këtë rast, sipas tij, duhet ta thonë institucionet shëndetësore.
“Nisur nga fakti se shkaku i pandemisë, tani kemi paraqitje të rasteve të reja të cilat nuk parashihen me ligj në mënyrë taksative, sigurisht se kuvendi si institucioni më i lartë juridik dhe ligjvënës, që në vazhdimësi të shqyrtojë dhe të sjellë vendime për të vepruar në situata të tilla, që nuk kanë qenë të pranishme më parë. Ne tani në njërën anën kemi nevojën për mbrojtjen e qytetarëve nga pandemia, ndërsa në anën tjetër interesin madhor të qytetarëve për të përfituar nga pakoja ekonomike e cila e cila është shumë e arsyeshme për interesin e qytetarëve”, thotë Zejneli.
Pas hyrjes në sallën e kuvendit, të dy deputetëve, të cilët kishin veshur rroba për mbrojtje nga COVID-19, opozita maqedonase ka paralajmëruar padi penale për dy deputetët që morën pjesë në votim si dhe për drejtuesit e kuvendit që lejuan një gjë të tillë.
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka thënë se vendimi për të lejuar votimin e tyre është marrë në bazë të protokollit të miratuar nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive pas një kërkese që kuvendi i kishte dërguar nga fundi i vitit të kaluar.
“Më 17 nëntor të vitit 2020 kishte paraqitur kërkesën për plotësimin e protokollit për funksionimin e kuvendit në kushte të pandemisë, dhe më 18 nëntor kam marrë vendim se si deputetët në kushte të caktuar mund të kryejnë obligimet e tyre”, ka deklaruar Xhaferi.
Por, në vendimin e aprovuara thuhet se deputetët nuk duhet të kenë simptoma të sëmundjes COVID-19.
“Ky protokoll ka të bëjë me deputetët që janë në vetizolim dhe që nuk kam simptoma lidhur me COVID-19, të cilët në kushte të caktuara dhe masa preventive, mund të marrin pjesë në mbledhjet e kuvendit, në një nga dhomat e posaçme të sallës plenare”, thuhet në njoftimin e institucioneve shëndetësore.
Pikërisht kjo përgjigje ka bërë që deputetët e opozitës të drejtojnë akuza ndaj drejtuesve të kuvendit.
“Ku shkruan se deputetët me sëmundjen e COVID-19 mund të sillen të votojnë në kuvend? Kur Komisioni për Sëmundje Infektive ka miratuar një vendim të tillë? Me një veprim të tillë është vënë në rrezik jeta e deputetëve të tjerë, kush do të mbajë për këtë përgjegjësi. Apo ndoshta kjo bëhet me qëllim që (kryeministri maqedonas) Zoran Zaev të pamundësojë punën e kuvendit dhe të shpallë gjendje të jashtëzakonshme dhe të gjitha vendimet t’i miratojë qeveria”, ka pyetur zëdhënësi i partisë maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE, Naum Stoilkovski.
Nga VMRO-DPMNE-ja ka bërë të ditur se në rast se nuk do të ketë përgjegjësi, sërish do të bllokojnë punën e kuvendit.
Nga prokuroria kanë thënë se do të hetojnë rastin për të parë nëse ka pasur ose jo shkelje, por pa dhënë detaje tjera. Edhe Komisioni i Sëmundjeve Infektive nuk ka dalë në opinion për të sqaruar nëse në këtë rast ka pasur ose jo shkelje të Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga pandemia./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mot i vranët dhe me riga shiu

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri