Telegrafi Maqedoni ka filluar me emisionin javor TM kids, hapësirë kjo në të cilën fëmijët e moshës nga 5 deri në 10 vjeç përgjigjen në pyetje interesante përgaditur nga ekipi ynë.
Pyetje interesante, logjike, argëtuese, imagjinare e ndonjëherë edhe pyetje nga jeta shkollore, bëjnë që fëmijët të shfaqin talentin e tyre në oratori dhe mendim origjinal në çdo përgjigje që japin.
Koncepti i vetë emisionit është i tillë, që fëmijët të kënë vëmendjen maksimale dhe të bëjnë që zëri i tyre të dëgjohet.
Urata Osmani, është pjesëmarrësja e parë në emisionin TM kids.
Vogëlushja 8 vjeçare nga Shkupi dhuroi një super energji tek të gjithë ekipi, me përgjigjet e saja plot logjikë dhe sinqeritet.
Urata, u përgjigj në shumë pyetje.
Kuptuam se asaj i pëlqejnë hamburgerat, i pëlqejnë gatimet e nënës së saj, i pëlqen të ndihmoj njerëzit që nuk kanë mundësi ekonomike e poashtu na tregoi që është adhuruese e këngëve popullore.
Për më tepër ju ftojmë që ta ndiqni videon e Uratës në TM kids:
Ju kujtjmë se aplikimet për të sjellë fëmijët tuaj në emisionin TM kids mbeten ende të hapura.
Vegëza për aplikim: