Jeff Bezos dhe Bill Gates janë dy nga njerëzit më të pasur në botë.

Sipas listës vjetore të Forbes, të lëshuar së fundmi, Bezos (55), i cili së fundmi njoftoi divorcin, ka fituar 19 miliardë dollarë për një vit dhe tani zotëron 131 miliardë dollarë.


Jeff Bezos, i cili zotëron rreth 16 për qind të kompanisë, ka thelluar hendekun me Bill Gates, bashkë-themelues i Microsoft, i cili u bë filantrop.

Ndërkohë, pasuria e Gates po rritet vazhdimisht, duke arritur në 96.5 miliardë dollarë, derisa vitin e kaluar kjo pasuri ishte 90 miliardë.

Gates u bë miliarderi më i ri në botë në histori në moshën 31-vjeçare. Ai e mbajti këtë titull deri në vitin 2008, kur 23 vjeçari Mark Zuckerberg e rrëmbeu atë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Gates shpenzon pasurinë e tij në çdo gjë, që nga makinat luksoze deri te përkujdesja për pemën e tij të preferuar, por qëllimi i tij kryesor është të ndihmojë botën.

Por, derisa ndërmjet tyre është e ndryshme, ata kanë një të përbashkët - jetojnë në të njëjtën qytezë e cila ka hiq më shumë se 3000 banorë - që quhet Medina dhe është shumë pranë Seattle.

Më poshtë keni disa fotografi se si duket kjo qytezë, dhe pak karakteristika rreth saj. /Telegrafi/

aa2 2

Duke pasur vetëm 3000 banorë, kjo është ndërtesa që përmbledh funksionet shtetërore, që nga bashkia deri te policia

aa3 1

aa4 1

aa5 1

aa6 1

aa7 1

aa8 1

aa9 1

aa10 1

aa11 1

aa12 1 Nga shtëpia e Bezos nuk mund të shihet më shumë se kaq, edhe pse prona e tij sillet në rreth 21 mijë metra katrorë

aa13 1 Bill Gates jeton më pak se një kilometër larg Bezosit, në kompleksin e tij 125 milionë dollarësh