Kur ju jeni duke menduar për futbollistin e ditës, emra si Nicolas Anelka dhe Andy Cole mund të vijnë shpejtë në mendje. Por, këtu është një tjetër që i eklipson të gjithë që në distancë.

Sulmuesi uruguaian Sebastian Abreu këtë javë ka vendosur rekordin botëror Guinness pasi ka firmosur për 26 klube profesioniste në karrierën e tij të gjatë.


Futbollisti 41 vjeçar, i cili ka bërë 70 ndeshje në Kombëtaren e tij për 16 vite, vazhdon që të jetë i fortë pas eksperiencës me Puerto Montt dhe do të bashkohet me Audax Italiano për vitin 2018.

abria 2

Karriera e tij e gjatë ka përshkruar 11 shtete, duke përfshirë 7 ekipe në Meksikë dhe 4 në Brazil. Hapi i radhës në karrierën e tij do të jetë në Kili, ndërkohë që ka luajtur në Europë me ekipe izraelite, greke dhe spanjolle.

Dy ekipet e tij më të famshëm janë në La Liga, ku ai shpenzoi 6 vite me Deportiva La Coruna dhe më pas u dha në huazim për Real Sociedad në 2009.

Ndoshta, momenti që qëndron më shumë në memorien e karrierës së tij është kur ka luajtur kundër Ganas dhe shënoi me penallti, kur Uruguai mori një vend në finalet e Kupës së Botës në vitin 2010.

Duke qëndruar përball portierit Richard Kingson, Abreu bëri një panenka dhe shënoi duke kaluar skuadrën e tij më tej. “El Loco” ose “njeriu i çmendur”, siç njihet me pseudonimet e tij, ka firmosur për një kohë të shkurtër për Audax Italiano në Kili, duke thyer rekordin për më shumë klube profesioniste ku ai ka luajtur.

ppp 3

Ky triumf më parë mbahej nga Lutz Pfannesnstiel, portieri gjerman, i cili mban ende rekordin e të vetmit lojtar që ka luajtur futboll profesionist në 6 kontinente në çdo kompeticion të FIFA-s.

Abreu ka bërë 30 transferime në karrierë, disa herë me kthim pas në klubet e mëparshëm, në 12 prej të cilëve është dhënë huazim. Ai ka luajtur në Paraguai, El Salvador, Ekuador, Uruguai dhe Argjentinë për 23 vite karrierë dhe e ka primare që të luajë në Jug dhe Amerikën Qendrore. /eds/

telegrafi sport app