Ka pasur shumë raste kur janë dënuar me vdekje persona të pafajshëm.

Pafajësia e tyre është vërtetuar fatkeqësisht shumë vite pas ekzekutimit.


Në galerinë e mëposhtme të fotove do t’ju prezantojmë me 20 rastet më të famshme në botë.

2 147

George Stinney Jr - Personi më i ri në moshë i dënuar me vdekje në SHBA. U dërgua në karrige elektrike në moshën 14-vjeçare dhe pas 70 vitesh u shpall i pafajshëm.

3 99

Troy Davis - Rasti i tij u bë i famshëm si prototipi i afro-amerikanit që dënohet padrejtësisht për vdekjen e një të bardhi. Shumë nga dëshmitarët që e akuzuan thanë më vonë se policia u kishte bërë presion.

4 87

Cameron Willingham - U ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në moshën 36-vjeçare. Për ta dënuar u bazuan në sherret e mëparshme dhe tatuazhet që kishte në krah.

5 77

Jesse Tafero - U ekzekutua në karrige elektrike në moshën 43-vjeçare. Një shoku i tij dëshmoi kundër dhe vite më vonë pranoi që kishte gënjyer. Karrigia ku u ekzekutua pati probleme dhe koka e tij mori zjarr.

6 65

Carlos DeLuna (djathtas, Carlos Hernández) - U akuzua për vrasje në moshën 27-vjeçare dhe u dënua me ekzekutim me injeksion vdekjeprurës. Fajtori i vërtetë, Carlos Hernandez shpëtoi nga ngjashmëria që kishte me DeLunën.

6 1

Ellis Wayne Felker - U dënua me vdekje gabimisht pasi në rrobat e një viktime u gjet një qime e tij.

7 58

John Ray Conner - U dënua me vdekje për vrasje, pasi disa dëshmitarë thanë se e kishin parë duke ikur me vrap nga skena e krimit. I dënuari kishte vështirësi në ecje.

8 48

Odell Barnes - U dënua me vdekje për një vrasje. Nuk u hetua si çështje për mungesë fondesh të prokurorisë.

9 43

Larry Griffin - U dënua me vdekje për një vrasje, pasi një dëshmitar tha se e kishte parë duke qëlluar me pistoletë nga makina. Vite më vonë, dëshmitari pranoi se kishte qenë ai vetë vrasësi.

10 37

Lena Blaker - U ekzekutua për vrasjen e shefit, por kishte qenë vetë shefi që e kishte kërcuar me pistoletë dhe vrasja ishte vetëmbrojtje.

11 36

Gary Graham - E ekzekutuan me injeksion vdekjeprurës edhe pse kishte mjaftueshëm prova të pafajësisë së tij.

12 34

Nie Shubin - U ekzekutua me plumb në kokë kur ishte 20 vjeç, pasi akuzohej për vrasje dhe përdhunim. 21 vite më vonë u zbulua se kishte qenë i pafajshëm.

13 26

Reginald Blanton - U ekzekutua pasi u shpall fajtor për grabitje dhe vrasje. Kurrë nuk pati prova që e lidhnin me këto krime, vetëm dëshmi të marra nën presion.

14 21

Teng Xingshan - I akuzuar për vrasjen e një gruaje, u ekzekutua me plumb në kokë. Pas disa vitesh, gruaja u shfaq dhe zbuloi se e kishin rrëmbyer.

15 20

Derek Bentley - Ishte i vonuar mendor dhe u ekzekutua për një krim që kishte bërë shoku i tij.

16 17

David Spence - Pasi u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës, dy dëshmitarët që i dolën kundër thanë se ishin paguar nga policia për të gënjyer.

17 14

Leo Jones - U torturua që të pranonte një krim që nuk e kishte kryer. U ekzekutua në karrige elektrike.

18 13

Chiang Kuo-Ching - I akuzuar për përdhunimin dhe vrasjen e një 5-vjeçareje, u torturua derisa pranoi krimin. 13 vite më vonë doli një tjetër burrë që pranoi se ishte ai autor i krimit dhe u dënua me 18 vite burg.

19 11

Thomas Griffin dhe Meeks Griffin - Dy vëllezërit me ngjyrë u dënuan me vdekje për një krim që iu ngjit nga një i akuzuar i tretë. Vite më vonë ai tha se i kishte akuzuar vëllezërit pasi mendonte se do të liroheshin po të paguanin gjobën.

20 8

Rubén Cantú - Një dëshmitar e akuzoi për vrasje. Pas disa vitesh ky dëshmitar tha se kishte gënjyer nga presioni policor. /tch/