Policia Kosovës ka njoftuar se sot, në kampin ‘Vrella’, kanë mbajtur një ushtrim fushor i cili u përcoll nga afër, nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, stafi i lartë menaxhues në krye me drejtorin e përgjithshëm të PK-së, Samedin Mehmeti, si dhe përfaqësues nga ICITAP-i amerikan.
Në njoftimin e Policisë thuhet se përmes këtij ushtrimi Policia e Kosovës me zyrtarët e saj të profileve të ndryshme, si nga njësitet speciale, njësitet e reagimit të shpejtë, njësitet për trajtimin e materieve të rrezikshme, njësitet e rendit publik, ekipet mjekësore…, demonstruan aftësitë dhe shkathtësitë e tyre profesionale, në rast të intervenimit dhe menaxhimit me situata të ndryshme në nivel vendi.
Më tej thuhet se Policia e Kosovës, përmes realizimit të trajnimeve dhe ushtrimeve në nivele të ndryshme, po dëshmon angazhimin dhe përkushtimin e saj, për të qenë profesionale, e zhvilluar dhe moderne, e pajisur me mjetet e nevojshme policore me qëllim të përmbushjes së synimeve dhe objektivave strategjike, në interes të sigurisë së përgjithshme.
“Me nga një fjalë rasti njësiteve policore dhe të pranishmëve iu drejtua ministri Sveçla dhe drejtori i përgjithshëm Mehmeti, të cilët vlerësuan lartë angazhimin, përkushtimin dhe realizimin e ushtrimit në mënyrë mjaft profesionale, dhe me këtë u dëshmua se Policia e Kosovës ka kapacitete dhe është e gatshme në reagime dhe veprime policore në situata të ndryshme, në ofrimin e sigurisë për qytetarët dhe vendin”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Raporti 24-orësh i policisë: Arrestime dhe incidente në rajonin e Prishtinës

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Moti në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë