Disa turistë kanë mbetur të habitur dhe “janë ankuar” për madhësinë e “shtëpisë më të vogël” në Britani.

Ndonëse ajo ka një emër të tillë, disa vizitorë kanë thënë se ishte 'shumë e vogël' për ta dhe thanë se ishin të tronditur kur gjetën një 'shtëpi kaq shumë të vogël'.


Screenshot 23 4

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, rreth 55,000 njerëz ia mësyjnë çdo vit atraksionit të quajtur Shtëpia më e Vogël në Conwy, në Uellsin verior.

Screenshot 22 4

Por kjo nuk do të thotë që çdo vizitor ka dalë nga aty i kënaqur, me të tjerët që gjithashtu ankohen për mungesën e objekteve dhe turne të gjera në pikën kryesore turistike.

Screenshot 24 3

Derisa disa kanë shprehur “shqetësimin” për numrin e njerëzve që mund të akomodohen aty – 182 centimetra e gjerë dhe rreth 3 metra e lartë – të tjerë janë shprehur të zhgënjyer nga mungesa e një "kuzhine apo banje".

Një tjetër ishte i sigurt se askush nuk kishte jetuar ndonjëherë atje ndërkohë që një person u ankua se nuk kishte “hapësirë të mjaftueshme për t'u kthyer”. /Telegrafi/