Dhjetë vjet para se të merrte pushtetin në 1933, Adolf Hitleri pati tentuar një grusht shteti. Historianët thonë se nga kjo ngjarje duhet të nxirren mësimet për të sotmen.
Nga: William Glucroft
Ngjarjet e 8 dhe 9 nëntorit 1923 do të bëheshin pikë kthese në ngritjen e Hitlerit. Edhe pse grushti i shtetit fillimisht dështoi, ai do të kishte ndikim vendimtar në rrjedhën e mëtejshme të historisë gjermane dhe bashkë me të në rrjedhën e shekullit XX.
Adolf Hitleri në atë kohë ishte vetëm njëri prej politikanëve të shumtë ekstremistë në Gjermani. Pak njerëz mund ta kishin parashikuar që brenda dhjetë vjetësh, Hitleri dhe partia nacionalsocialiste e udhëhequr prej tij, do të vinin në pushtet. Ata do ta çonin Evropën në një luftë tjetër botërore dhe do të vrisnin miliona hebrenj dhe pjesëtarë të tjerë të pakicave.
Në vitin 1923, Hitleri e kishte tashmë në kokë të paktën një pjesë të asaj që do të vinte më vonë. Në mbrëmjen e 8 nëntorit, çoi rreth dy mijë ndjekës të tij në Bürgerbräukeller të Munihut. Anëtarë të qeverisë bavareze dhe personalitete të tjerë të njohura ishin mbledhur në këtë lokal për të përkujtuar përvjetorin e Revolucionit të Nëntorit 1918 që çoi në abdikimin e perandorit Wilhelm dhe shpalljen e Republikës.
Hitleri shpresonte që të pranishmit do të mbështesnin planet e tij për grusht shteti. Kjo shpresë nuk ishte e pabazë. Bavaria ishte në mosmarrëveshje me qeverinë e Rajhut në Berlin. Njerëz me ndikim nga qeveria dhe ushtria simpatizonin Hitlerin, për shembull komisari i përgjithshëm i shtetit. Gustav Ritter von Kahr, i cili sundonte me të drejta pothuajse të pakufizuara nën një gjendje të jashtëzakonshme dhe që planifikonte po ashtu të kryente një grusht shteti. Nëse Hitleri do të kishte qenë i suksesshëm në Bavari në atë kohë, ai mund të kishte një mbështetje në këto qarqe për të marshuar drejt Berlinit për përmbysjen e demokracisë së re parlamentare dhe vendosjen e një diktature të djathtë në Gjermani.
Por, bashkëpunëtorët e pritur u larguan pak nga pak dhe gjithçka shkoi “krejt ndryshe nga sa ishte planifikuar”, siç thotë historiani Wolfgang Niess.
Pas pushtimit të lokalit Bürgerbräukeller, gjatë natës Hitleri i udhëhoqi puçistët në Feldherrnhalle, një monument për ushtrinë bavareze, por “puçistët marshuan në qendrën e Munihut pa një qëllim të caktuar,” thotë Niess. Ata u ndeshën me policinë dhe ushtrinë bavareze. Në shkëmbimin e zjarrit me forcat e sigurisë u vranë 14 puçistë dhe katër policë. Kështu grushti i shtetit dështoi.
Hitleri u plagos lehtë dhe u arrestua disa ditë më vonë. Megjithëse u dënua me pesë vjet burg për tradhti të lartë, u lirua me kusht “për sjellje të mirë” – gati një vit pas tentativës së tij për grusht shteti.
Edhe pse planet e grushtit të shtetit të Hitlerit në vitin 1923 dështuan, ai ndihej i afirmuar nga ngjarjet. Gjatë burgimit ai nisi të shkruajë librin e tij famëkeq propagandistik Mein Kampf. Libri u bë klithma e betejës së partisë së tij, e cila që atëherë ndryshoi taktikën; në vend të marrjes së paligjshme të pushtetit, ajo tani synonte një marrje legale të pushtetit nga brenda. Në vitet pas grushtit të shtetit, nacionalsocialistët fituan gjithnjë e më shumë mbështetje nga votimet në të gjithë Gjermaninë.
Grushti i shtetit Hitlerit ndodhi në një kohë kur Gjermania ishte shumë e destabilizuar. Qeveria qendrore në Berlin ishte e dobët. Vrasjet politike ishin në rendin e ditës dhe rendi shtetëror kërcënohej si nga forcat ekstremiste të majta ashtu edhe të djathta. Hiperinflacioni po shkatërronte pronësitë dhe ekonominë. Përveç këtyre kishte edhe një papunësi të lartë, sidomos në mesin e veteranëve të luftës, të cilët e njihnin luftën dhe dhunën e armatosur.
Kapitullimi i Gjermanisë në fund të Luftës së Parë Botërore ishte ende i freskët në kujtesë dhe përjetohej si poshtërim kombëtar. Traktati i Versajës i imponoi shtetit dëmshpërblime të mëdha, duke hedhur kripë në plagët e gjermanëve dhe duke rënduar perspektivën e së ardhmes së vendit.
Hitleri dhe nacionalsocialistët e tij mundën të vendosin fitilin mbi këtë fuçi baruti. Përpjekja për grusht shteti nuk qe aspak një aksident historik.
“Pa duart ndihmëse”, të shumë monarkistëve, ish-ushtarakëve reaksionarë, gazetarëve dhe terroristëve politikë në metropolin bavarez, ngritja e Hitlerit deri në vitin 1923 do të kishte qenë e pamundur”, shkruan historiani Daniel Siemens në gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung.
Edhe pse partia naziste u ndalua pas tentativës për grusht shteti, në vend të saj u shfaq menjëherë një parti e ngjashme. Ajo fitoi 30 për qind të votave në zgjedhjet e vitit pasues në Bavari dhe nuk kaloi shumë kohë dhe nazistët u vunë në krye në të gjithë Gjermaninë.
Rreziqet e nazizmit ekzistojnë edhe sot. Partia populiste e djathtë, Alternativa për Gjermaninë, AfD, pjesërisht ekstreme e djathtë, po arrin aktualisht rezultate rekord në votime dhe sondazhe. Në Gjermaninë lindore, AfD-ja mund të bëhet vitin e ardhshëm partia më e fortë në zgjedhjet komunale në disa lande. Disa historianë heqin paralele: “Nëse e dini se çfarë e çoi para njëqind vjetësh Gjermaninë në shkatërrim, atëherë mund ta forconi Evropën dhe të parandaloni fatkeqësi të reja”, thotë autorja Jutta Hoffritz, e cila ka shkruar për puçin e Hitlerit. “Kjo është arsyeja, pse ia vlen ta trajtosh vitin 1923”. /DW/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i Fadil Hoxhës, Sharri, ndër të parët ka shkruar parullën: Kosova Republikë!
Prizreni ruan monedhat ilire
Fotografia e hershme, në trojet shqiptare
Lee Mavers dhe misteri i gjeniut të “humbur” të rokënrolit
Kanuni i Skënderbeut, vepër monumentale e kulturës sonë
FËMIJËT ...
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi