Më shumë se njëmijë njerëz janë evakuuar nga TSUM, një qendër tregtare në qendër të Moskës.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, zjarrfikësit kanë tentuar të kërkojnë burimin e zjarrit me anë të detektorëve termikë, ndërsa tymi dilte nga ndërtesa.


Gjithashtu bëhet e ditur se trafiku në afërsi të kësaj qendre tregtare ishte bllokuar pothuajse nga makinat e zjarrfikësve dhe atyre të shërbimeve të urgjencës. /Telegrafi/