Një zë i ri që preket në shpirt: Diana Kajtazaj debuton me “Ike u largove”

Me një zë të ngrohtë dhe interpretim të ndjeshëm, kjo baladë emocionale po rrëmben vëmendjen e publikut, duke shënuar një debutim të guximshëm dhe premtues
Diana Kajtazaj, e reja nga Istogu, hyn në botën e muzikës me këngën e saj të parë, “Ike u largove”, një përjetim i ndjerë i ndjenjave të humbjes dhe largimit, që shpaloset përmes një interpretimi të thellë shpirtëror dhe një vokali të veçantë.
Ajo vjen me një prezencë të natyrshme dhe një ndjeshmëri që rrallë haset në fillimet e hershme, duke premtuar një rrugëtim artistik të pasur dhe të qëndrueshëm.
Videoklipi, i realizuar nga BareshaNetwork, përforcon emocionin e këngës me pamje të kujdesshme dhe atmosferë që i jep jetë fjalëve dhe melodisë.
Diana Kajtazaj po hap një faqe të re në muzikën shqiptare dhe publiku është i ftuar ta mbështesë këtë talent të ri në hapat e saj të parë.
Mbështesim talentet e reja shqiptare, sepse çdo sukses fillon me një hap të guximshëm. /Telegrafi/




























































