LAJMI I FUNDIT:

Një vullkan në Japoni hodhi hirin deri në mbi 3 mijë metra lartësi, gjatë një shpërthimi dramatik të mërkurën

Një vullkan në Japoni hodhi hirin deri në mbi 3 mijë metra lartësi, gjatë një shpërthimi dramatik të mërkurën

Një vullkan në jug të Japonisë hodhi hirin në qiell gjatë një shpërthimi dramatik të mërkurën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, nuk pati raporte të menjëhershme se dikush ishte lënduar në destinacionin turistik të malit Aso, por zyrtarët paralajmëruan për kërcënimin e rrjedhave të lavës dhe rënies së gurëve.

Pamjet dramatike tregojnë vullkanin, i vendosur në Kumamoto në një nga ishujt jugorë të Japonisë, Kyushu, duke dërguar pluhur tymi deri në mbi 3 mijë metra lartësi.


Alpinistët u larguan me shpejtësi nga “kolona” e hirit, e cila mund të shihej për kilometra të tëra përreth dhe u kap në pamjet e kamerave.

Agjencia Meteorologjike Japoneze ngriti nivelin e alarmit për vullkanin në 3 (në një shkallë prej 5) dhe u tha njerëzve të mos afroheshin pas shpërthimit në 11.43 të mëngjesit me kohën lokale.

Ai paralajmëroi gjithashtu për rrjedhat brenda një rrezeje prej rreth 0.6 milje nga krateri Nakadake i malit.

Paralajmërimi u lëshua për qytetin Aso dhe dy qytete aty pranë në rajonin veri-qendror të Kyushu, ishulli i tretë më i madh i Japonisë.

Vullkani është më aktivi në vend.

Policia lokale tha se nuk kishte raportime për persona të lënduar ose të zhdukur që nga mbrëmja e së mërkurës, dhe se 16 persona që kishin shkuar për shëtitje në mal më herët ditën u kthyen të sigurt.

Yoshihiko Isozaki, zëvendës sekretari kryesor i kabinetit në qeverinë kombëtare, tha se autoritetet ende po grumbullonin informacion mbi shpërthimin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Botë
Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Amerika
Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Evropa
Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Azia
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori