Që nga sulmi i Hamasit në tetor të vitit të kaluar, ngjarjet në Lindjen e Mesme kanë dalë jashtë kontrollit, me Izraelin që tani po lufton në fronte të shumta.
Pas inkursionit brutal të militantëve të Hamasit në Izrael më 7 tetor të vitit të kaluar, qeveria e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, nisi një ofensivë gjithëpërfshirëse.
Shkalla e sulmit të befasishëm të Hamasit dhe numri i njerëzve të vrarë dhe të rrëmbyer e bënë të qartë për izraelitët se sa i prekshëm mund të ishte vendi i tyre në vetëm disa orë.
Përgjigja ushtarake izraelite ishte e menjëhershme dhe qeveria përshkroi një sërë objektivash kryesore: një prej tyre ishte eliminimi i plotë i Hamasit në Gaza, të cilin Izraeli e sheh si një kërcënim për vetë ekzistencën e tij.
Një tjetër ishte lirimi i pengjeve izraelitë nga Gaza.
Bëhet e ditur se gjatë inkursionit të Izraelit, Hamasi kapi rreth 250 pengje dhe i ktheu në Gaza.
Por, një vit më vonë, a ka arritur Izraeli ndonjë nga qëllimet e tij operacionale, strategjike apo politike?
Korridoret e pushtetit
Një vit më pas, ushtria izraelite vazhdon të luftojë në Gaza, duke pësuar humbje pothuajse çdo ditë, ndërsa mijëra civilë palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë, janë vrarë.
Më 30 maj të këtij viti, IDF mori kontrollin e Korridorit të Filadelfit, një rrip toke 14 kilometra që shtrihet nga Deti Mesdhe në Izrael dhe kalon përgjatë kufirit të Egjiptit.
Sipas Izraelit, kontrolli i këtij territori është thelbësor për të shkatërruar Hamasin duke ndërprerë linjat e tij të furnizimit me armatim që vijnë në Gaza përmes pikës kufitare Rafah me Egjiptin.
Por, marrja e kontrollit të korridorit nga Izraeli ngjalli shqetësim në SHBA dhe disa vende evropiane.
Ata ishin të shqetësuar nga prania e IDF në zonë, një shkelje e Marrëveshjes së Camp David të vitit 1978 të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, e cila vendosi paqen midis Izraelit dhe Egjiptit.
Egjipti, Katari dhe disa shtete të tjera arabe që e njohën Izraelin në mënyrë diplomatike i kanë kërkuar atij tërheqjen e trupave.
Ministri i Jashtëm i Egjiptit, Badr Ahmed Mohamed Abdelatty, akuzoi Izraelin për “përdorimin e urisë si armë për të detyruar njerëzit të braktisin Gazën”.
Kjo pasi Izraeli ka marrë vendkalimin Rafah për të parandaluar organizatat ndërkombëtare që të dërgojnë ndihma humanitare duke i lënë palestinezët pa ushqim dhe ilaçe të mjaftueshme.
Megjithatë, mbajtja e një pranie të vazhdueshme ushtarake të Izraelit përgjatë Korridorit të Filadelfit dhe Korridorit Netzarim, zona e okupimit që IDF e ka krijuar për ta ndarë Gazën në gjysmë, është një nga kushtet e tij për një armëpushim të qëndrueshëm në Gaza.
Luftimi i Hezbollahut
Grupi militant libanez Hezbollah, i cili është i lidhur ideologjikisht me Hamasin, gjithashtu kërkoi që Izraeli të tërhiqej nga zona pranë pikës kufitare Rafah.
Në këmbim, do të ndalonte shkëmbimin pothuajse të përditshëm të zjarrit me forcat izraelite në veri.
Ai propozim u refuzua.
Çështja e Korridorit të Filadelfit është ura strategjike që lidh luftën në Gaza me konfliktin e përshkallëzuar në Liban.
Pikërisht 12 muaj pas shpërthimit të luftës, një front i ri është hapur përgjatë kufirit verior të Izraelit me Libanin, ku tani është përfshirë në një konflikt me Hezbollahun.
Izraeli dhe Hezbollahu kanë shkëmbyer pothuajse çdo ditë zjarr ndërkufitar që nga tetori i vitit të kaluar, por javët e fundit, ato armiqësi janë përkeqësuar.
Më 30 shtator, Izraeli nisi atë që e quajti një ofensivë tokësore në territorin libanez, për të shkatërruar dhe eliminuar luftëtarët dhe pozicionet e Hezbollahut.
Objektivat nuk janë arritur
Më shumë se 600 anëtarë të forcave të sigurisë izraelite kanë humbur jetën në luftën në Gaza.
Dhe sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, janë vrarë më shumë se 41,000 palestinezë.
Megjithatë, ministria nuk bën dallim midis civilëve dhe luftëtarëve në numërimin e saj, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Ndër tjera, një vit luftë e ka lënë Gazën në rrënoja.
Pjesë të mëdha të tokës nuk janë gjë tjetër veçse grumbuj rrënojash dhe njerëzit që ende jetojnë atje janë nën kërcënimin e vazhdueshëm të urisë dhe sëmundjes.
E megjithatë, qëllimi për të zhdukur Hamasin është ende larg përmbushjes.
Sipas shifrave izraelite, 117 pengje janë liruar, por shumica e tyre janë shkëmbyer me të burgosur palestinezë në një armëpushim të përkohshëm të nëntorit, në vend që të lirohen si rezultat i operacioneve ushtarake të IDF.
Çfarë ndodhi më 7 tetor?
Më 7 tetor të vitit 2023, Hamasi nisi atë që e quajti “Përmbytja e Al Aksa”.
Pothuajse 6,000 raketa u lëshuan nga Gaza mbi objektivat izraelite, duke përfshirë zonat e populluara rreth Rripit të Gazës dhe qytetet kryesore si Tel Aviv dhe Ashkelon.
Sulmi i papritur vrau më shumë se 1200 izraelitë, shumica e të cilëve ishin civilë.
Rreth 6,000 palestinezë të armatosur shkelën kufijtë e Gazës dhe sulmuan fshatrat dhe vendbanimet në Izrael.
Siç raportohet, personat e armatosur sulmuan nga toka, nga deti dhe nga qielli.
Ndër viktimat e para ishin pjesëmarrësit e një festivali muzikor në ambient të hapur.
Gjatë inkursionit, Hamasi dhe aleatët e tij kryen dhjetëra krime, duke përfshirë sulme seksuale kundër civilëve izraelitë.
Ishte “pushtimi i parë i territorit izraelit” që nga viti 1948, viti kur u themelua vendi, dhe sulmet befasuan si Izraelin, ashtu edhe dhe botën.
Përzierja e taktikave guerile, operacionet ushtarake dhe lufta hibride e kapën sigurinë izraelite në befasi.
Kjo pasi një operacion i tillë ka nevojë për trajnim dhe përgatitje dhe disa analistë ushtarakë në mbarë botën u hutuan se inteligjenca izraelite nuk ishte në dijeni që Hamasi po stërvitej për një operacion ushtarak.
Për më tepër, reagimi nga IDF nuk ishte aspak i shpejtë apo i koordinuar, duke rritur panikun në vend.
Qeveria e Netanyahut u bë objekt i kritikave të ashpra nga qytetarët izraelit për atë që ata thanë se ishte keqmenaxhim i sigurisë kombëtare.
Përgjigje ushtarake
Brutaliteti i vrasjeve dhe numri i pengjeve të marra mund të rezultonte vetëm në një përgjigje ushtarake.
Qeveria e Netanyahut u përgjigj me forcë dhe goditi fort dhe thellë në Gaza, e shtyrë më tej nga dimensioni ndërkombëtar i sulmit pasi Hamasi merr mbështetje dhe financim nga armiku i përhershëm i Izraelit, Irani.
Kabineti izraelit urdhëroi një përgjigje ushtarake në të njëjtën ditë, duke nisur operacionin “Shpatat e Hekurt”.
Operacioni filloi me sulme ajrore, duke i hapur rrugën një sulmi tokësor më 27 tetor.
Autoritetet izraelite udhëzuan më shumë se një milion palestinezë të largohen nga Gaza.
Megjithatë, pasi nuk kishin ku të shkonin pas mbylljes së kufirit me Egjiptin, ata nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të qëndronin.
Më 20 maj të këtij viti, prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare nisi procedurat për lëshimin e urdhrave të arrestit për Netanyahun dhe Ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant.
Gjykata njoftoi gjithashtu ndjekjen penale të figurave të larta të Hamasit, Yahya Sinwar, Mahamed Deif dhe Ismail Haniyeh.
Më 31 korrik, Haniyeh u vra në një sulm izraelit në kryeqytetin iranian Teheran.
Ndryshe, në frontin diplomatik, zërat për njohjen e një shteti palestinez janë rritur gjithnjë e më shumë.
Edhe pse zgjidhja me dy shtete është shtyrë mënjanë nga realiteti në terren dhe Netanyahu e ka përjashtuar plotësisht atë, në maj, Irlanda, Spanja dhe Norvegjia njohën zyrtarisht Palestinën si një shtet të pavarur.
Sllovenia i ndoqi më vonë të njëjtin muaj.
Masa u mbështet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
A do të bëhet Bregu Perëndimor Gaza e re?
Në fund të shtatorit, IDF intensifikoi operacionet në Bregun Perëndimor si pjesë e misionit të saj anti-Hamas.
Hamasi, Xhihadi Islamik dhe lëvizjet e tjera militante palestineze kanë zgjeruar rrjetin e tyre në një përpjekje për të destabilizuar Bregun Perëndimor, gjoja i kontrolluar nga Autoriteti Palestinez, por në realitet, pjesa më e madhe e tij është e pushtuar dhe e administruar nga Izraeli.
Bregu Perëndimor është gjithashtu nën presionin e kolonëve izraelitë të cilët janë përpjekur të krijojnë koloni të reja atje me mbështetjen e partive politike të ekstremit të djathtë që janë anëtarë të qeverisë së koalicionit të udhëhequr nga Netanyahu.
Këto vendbanime janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar dhe janë dënuar gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar.
Ndërkohë, Bregu Perëndimor mbetet një “bombë e kurdisur” që mund të shpërthejë në çdo kohë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Ish-presidenti brazilian, Bolsonaro akuzohet për komplot për grusht shteti
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje