Zgjidhja e kontestit shumë vjeçar për çështjen e emrit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, ishte kushti për zhbllokimin e rrugës eurointegruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, andaj Qeveria e këtij vendi zhvillonte negociata me Qeverinë greke me qëllim që të arrijë zgjidhje të kontestit, ndërsa me këtë edhe hapjen e rrugës drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian (BE), që janë qëllime strategjike që nga pavarësia e saj në vitin 1991, shkruan Anadolu Agency (AA).
Pas mbajtjes së negociatave për zgjidhjen e kontestit për emrin që u zhvilluan nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara (OKB), në qershor të vitit 2018 u arrit Marrëveshja e Prespës (Marrëveshje për zgjidhjen e kontestit të emrit dhe partneritetit strategjik).
Sipas Marrëveshjes, Maqedonia do të ndërronte emrin nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa pas nënshkrimit të Marrëveshjesh vijuan hapat e zbatimit të saj.
Lidhur me Marrëveshjen e Prespës vitin e kaluar më 30 shtator u mbajt referendum konsultativ. Pyetja e referendumit ishte “A jeni për NATO dhe BE me pranimin e Marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë?”.
Në referendumin, sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) dolën 36,91 për qind të numrit të përgjithshëm të votuesve, me çka nuk u arrit censusi i nevojshëm për dalje prej 50 për qind të numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar. Nga votuesit që dolën në referendum, 91.46 për qind votuan “për”.
Kundër nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës dhe ndryshimit të emrit të Maqedonisë në Maqedonia e Veriut ishte partia opozitare OBRM-PDUKM dhe presidenti i atëhershëm i shtetit, Gjorge Ivanov, i cili pas referendumit deklaroi se populli hodhi poshtë Marrëveshjen e Prespës dhe se “realiteti është se referendum dështoi”.
Pas zbatimit të referendumit, implementimi i Marrëveshjes së Prespës vazhdoi në fazën e mëtejshme, gjegjësisht në Kuvend ku në tetor të po të njëjtit vit me një shumicë prej dy të tretave filloi procedura e hyrjes drejt ndryshimeve kushtetuese të cilat janë pjesë e marrëveshjes, ndërsa me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues të shtetit.
Marrëveshja u ratifikua në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa më pas edhe në Kuvendin e Greqisë.
– Marrëveshja e Prespës hyri në fuqi
Qeveria e Maqedonisë së Veriut bëri të ditur se më 12 shkurt të vitit 2019, hyn në fuqi Marrëveshja e Prespës, me çka vazhduan fazat e mëtejshme të implementimit të marrëveshjes, në mesin e të cilave edhe ndryshimi i emrave të institucioneve, ndërmarrjeve dhe organizatave zyrtare shtetërore. Paralelisht siç vijonte procesi i implementimit të Marrëveshjes së Prespës. Maqedonia e Veriut dhe Greqia avancuan marrëdhëniet bilaterale në më shumë faza.
Vizita e kryeministrit të atëhershëm grek Alexis Tsipras në Maqedoninë e Veriut në prill të këtij viti është vizita e parë zyrtare e një kryeministri grek në këtë vend. Këtë takim kryeministri Zaev dhe Tsipras e vlerësuan si pjesë historike dhe që paraqet një hap para për Ballkanin dhe për Evropën.
Në kuadër të vizitës së Tsiprasit në Shkup, ai informoi se me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut është nënshkruar memorandum për mirëkuptim për hapjen e vendkalimit të ri kufitar në Promahoj, që sipas tij do ta përforcojë bashkëpunimin në aspektin e turizmit, tregtisë dhe komunikimit të të dy popujve.
Më pas në muajin maj ministritë e të dy popujve shkëmbyen nota, që u ngrit niveli i zyrave për lidhje në Athinë dhe Shkup në nivel ambasadash, me çka filloi edhe epoka e re në marrëdhëniet diplomatike mes këtyre dy vendeve.
Ndërkohë në Greqi, në korrik të këtij viti pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare erdhi deri te ndryshimi i pushtetit, ku në vend të kryeministrit Tsipras erdhi Kyriakos Mitsotakis, që nuk vërehen reprekusione ndaj marrëveshjes.
– Zhbllokim të proceseve evrointegruese të Maqedonisë së Veriut
Pas arritjes së Marrëveshjes së Prespës u hapën dyert e vendit për anëtarësim në NATO. Në korrik të vitit të kaluar, vendi mori ftesën nga NATO për fillimin e negociatave aderuese.
Vendet anëtare të NATO-s në shkurt të vitit këtij viti nënshkruan Protokollin e aderimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Që të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s, Protokollin duhet ta ratifikojnë të gjitha 29 vendet anëtare të Aleancës. “Protokollin, tashmë e kanë ratifikuar 21 vende anëtare të NATO-s. ndërsa në katër vende tjera pritet procedura”, informoi kryeparlamentari Talat Xhaferi në fillim të këtij muaji.
Sipas paralajmërimeve të përfaqësuesve zyrtarë qeveritarë, vendi pritet të bëhet pjesë e NATO-s këtë vit, ndërsa në raport me fillimin e negociatave për anëtarësimin në BE, përfaqësuesit evropianë paralajmëruan se vendimi do të mund të merret në muajin tetor të këtij viti./aa/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova