Një shtëpi familjare u përfshi nga zjarri pasi “vetura e tyre elektrike” thuhet se shpërtheu teksa ishte e parkuar në rrugicën e tyre.
Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Merseyside nxitoi të shkonte për ndihmë në një shtëpi në Bromborough, Wirral rreth orës 22:00 të së shtunës mbrëma, pasi mori njoftime se një veturë ishte në flakë.
Zjarri u shua pas dhjetë minutash.
Liverpool Echo raportoi se fasada e shtëpisë dykatëshe të familjes ishte nxirë nga zjarri dhe se edhe garazhi ishte djegur gjithashtu, shkruan Daily Mail, përcjell Telegrafi.
Një dëshmitar për Echo deklaroi se pasi folën me pronarët e makinës këtë mëngjes ata besuan se shkaku i zjarrit ishte një “bateri me defekt”, megjithëse kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht nga shërbimi zjarrfikës.
Ai tha: “Isha në shtrat dhe dëgjova këtë zhurmë. Dukej njësoj si zhurma e fishekzjarreve”.
“Dola jashtë me nënën time dhe mbi rrugë kishte drita të ndezura me një makinë të ndezur. Pronarja ishte në shtëpi kur ndodhi, por doli jashtë”, shtoi tutje dëshmitari.
“Ajo më tha sot në mëngjes se veturën e kishte blerë vetëm një muaj më parë me mijëra kilometra të kaluara dhe se bateria e veturës kishte pësuar defekt”, përfundon ai. /Telegrafi/