Interi dhe Shakhtar Donetsku do të tentojnë sonte të kalojnë në finale të Ligës së Evropës.

Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 21:00 në stadiumin “Merkur Spiel-Arena”.


Për këtë sfidë, Antonio Conte nuk mund të llogarisë në Alexis Sanchez e Mattia Vecino, që janë të lënduar.

Në anën  tjetër, Shakhtari do të jetë pa lojtarët si, Ismaily dhe Malyshev, që po ashtu janë të lënduar.

Kujtojmë se fituesi i këtij dueli do të takohet me Sevillën në finale, që fundjavën që shkoi eliminoi Manchester Unitedin me rezultat 2-1.

Formacioni startues i Interit: Handanovic; Godin, De Vrij, Bastoni; D'Ambrosio, Barella, Brozovic, Gagliardini, Young; Lukaku, Lautaro Martinez.

Formacioni startues i Shakhtarit: Pyatov; Dodò, Krivtsov, Khocholava, Matvyenko; Marcos Antonio, Stepanenko; Marlos, Alan Patrick, Taison; Junior Moraes. /Telegrafi/

telegrafi sport app