LAJMI I FUNDIT:

Një i vdekur dhe dy të lënduar pasi një “pemë gjigante e Krishtlindjeve” u rrëzua gjatë një stuhie në Rio de Zhaneiro të Brazilit

Një i vdekur dhe dy të lënduar pasi një “pemë gjigante e Krishtlindjeve” u rrëzua gjatë një stuhie në Rio de Zhaneiro të Brazilit

Disa pamje të tmerrshme thuhet se tregojnë momentin kur një pemë gjigante e Krishtlindjeve u rrëzua gjatë një stuhie.

Si pasojë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kanë gjetur vdekjen një burrë dhe janë lënduar dy të tjerë teksa po përgatiteshin për pushime.

Struktura prej rreth 56 metra e gjatë, e montuar në një lagunë pranë Rio de Zhaneiros, u rrëzua në ujë.


Tre viktimat ishin punëtorë që kishin përgatitur pemën përpara hapjes së saj zyrtare dhe po përpiqeshin të krijonin sigurinë pasi zyrtarët lëshuan një alarm për motin e keq.

I vdekuri është emëruar në vend si Vinicius dos Santos Abreu, 21 vjeç.

Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin Conde Modesto Leal në Marica, një komunë në shtetin brazilian të Rio de Janeiro 25 milje larg qytetit me të njëjtin emër, por u shpall i vdekur pas mbërritjes.

Dy burrat që u lënduan u dërguan në një spital tjetër ku thuhet se janë jashtë rrezikut për jetën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Bosnja
Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Amerika
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Evropa
Trump tregon mënyrën më të lehtë për tu bërë shtetas amerikan

Trump tregon mënyrën më të lehtë për tu bërë shtetas amerikan

Amerika
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori