Aktori i  njohur shqiptar, Blerim Destani, së fundmi shënoi një tjetërsukses në karrierën e tij.

Ai është pjesë e kastit të aktorëve të filmit hollivudian, "The Poison Rose", i cili u publikua së fundmi dhe pjesë e tij janë edhe yjet si John Travolta dhe Morgan Freeman.


Ndërkohë, Destani vazhdon të jetë shumë i komentuar në mediat shqiptare edhe për jetën e tij luksoze.

Ai ka treguar përmes rrjeteve sociale se është adhurues i trendeve më të reja të modës, ndërsa ka një simpati të veçantë për orëte dorës.

Shpesh në media janë diskutuar çmimet e larta që orët e tij kanë, teksa në një nga fotografitë e fundit, një tjetër orë me shifër marramendëse ka rrëmbyer vëmendjen e fansave.

Bëhet fjalë për një orë dore të markës "Richard Mille", e cila kap shifrën e 145 mijë euorve.

Faqja "What they wearin", e ka bërë të ditur këtë shifrër, ndërsa ka publikuar edhe një fotografi nga afër të orës në fjalë, të cilën e bart aktori i njohur. /Telegrafi/