Një tjetër ndeshje është anuluar në elitën e futbollit anglez Ligën Premier e paraparë të zhvillohet sot me fillim nga ora 16:00.

Ndeshja mes Aston Villës dhe Burnleyt është anuluar për shkak të infektimeve të shumta me Covid-19.


Në Britaninë e Madhe është përhapur shumë varianti Omicron dhe numrat janë rritur ndjeshëm duke prekur edhe klubet elitare angleze.

Ka qenë faqja zyrtare e Ligës Premier që ka konfirmuar se ky takim është shtyrë për shkak të disa anëtarëve të Aston Villës që kanë rezultuar pozitivë.

Ndeshja e anuluar mes Aston Villës dhe Burnleyt është e gjashta këtë javë që nuk do të luhet në elitën e futbollit anglez.

Manchester United - Brighton, Southampton - Brentford, Watford - Crystal Palace, West Ham United - Norwich City dhe Everton - Leicester City janë takimet tjera që janë shtyrë. /Telegrafi/

telegrafi sport app