Site icon Telegrafi

Një teknikë unike mund t’ju ndihmojë të bini më shpejt në gjumë

(Foto: Pexels)

Vuani nga pagjumësia dhe pushimi po bëhet gjithnjë e më i vështirë. Duke përdorur një teknikë unike, do të bini në gjumë brenda pak minutash

Gjumi cilësor është një nga gjërat më të mira që mund të bëni për shëndetin tuaj. Nëse flini më pak se gjashtë orë në natë, do të hasni disa probleme shëndetësore, ndaj është shumë e rëndësishme të keni gjumë cilësor, por edhe të bini në gjumë shpejt.

Lexo po ashtu Të biesh në gjumë herët rregullon presionin e gjakut

Profili SnapRecover postoi një video në të cilën një ekspert i gjumit ju çon hap pas hapi përmes një teknike të shtypjes në pjesën e brendshme të parakrahut tuaj, e cila supozohet se mund t’ju ndihmojë të bini në gjumë më shpejt.

@snaprecover

How to fall asleep quicker! 😮💤 #biohacking #wellbeing #mentalhealth #snaprecover #wellness #selfimprovement #fyp #neuroscience #icebath #coldplunge #science #sleep

♬ original sound – SnapRecover

Është e nevojshme ta vendosni gishtin tregues, të mesit dhe të unazës në anën e brendshme të parakrahut dhe shtypni lehtë. Pas kësaj, është e nevojshme të bëni presion me ndërprerje pikërisht në pjesën midis dy tendinave për rreth një minutë, pastaj të kaloni në presion të vazhdueshëm për disa sekonda dhe t’i mbyllni sytë.

Lexo po ashtu Dëshironi të bëni gjumë më të mirë? Lëreni dritaren hapur

Ky quhet stimulim i pikës Nei Guan dhe është një truk i njohur në akupresurë për të ndihmuar te nauzeja dhe vjellja dhe mendohet se nxit relaksimin.

Gjumi është i nevojshëm për funksionimin normal të trurit. Përndryshe, puna e sistemit glimfatik, i cili filtron lëngun cerebrospinal, mund të ndërpritet dhe do të rritet rreziku i zhvillimit të demencës. /Telegrafi/

Exit mobile version