Gjatë pasdites së sotme, shiu i madh mbuloi pjesën më të madhe të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Dhe si pasojë, shkruajnë mediat vendase, përcjell Telegrafi, janë përmbytur edhe disa rrugë të qytetit në Sarajevë.


Stuhia, e ndjekur nga shiu i madh dhe era, krijoi probleme për shoferët dhe shkaktoi kushte të pafavorshme të vozitjes.

Sipas një reporteri nga portali Klix.ba, disa rrugë të qytetit janë përmbytur. Kjo është veçanërisht e vërtetë për nënkalimet.

Ndërkohë sipas të dhënave të Institutit Federal Hidrometeorologjik, reshjet priten në BeH gjithashtu në ditët në vijim.

Kështu, një alarm i verdhë meteorologjik është lëshuar për të gjithë vendin - një paralajmërim i fenomeneve të rrezikshme të motit.

Andaj autoritetet u kanë bërë thirrje – sidomos shoferëve që po përgatiten për udhëtim - të kontrollojnë informacionin mbi kushtet e rrugës para nisjes. /Telegrafi/