LAJMI I FUNDIT:

Një spektakël që do të mbahet mend gjatë: Adele vendosi një rekord të ri botëror me paraqitjet e saj në Mynih

Një spektakël që do të mbahet mend gjatë: Adele vendosi një rekord të ri botëror me paraqitjet e saj në Mynih
Adele

Me performancën e mbrëmshme në Mynih, diva muzikore Adele përfundoi një seri prej 10 koncertesh në këtë qytet gjerman.

“Adele in Mynich” quhej turneu i këngëtares britanike, pasi dy vite më parë nisi një seri performancash në Las Vegas.

Turneu me dhjetë data, i cili përfshinte dy shfaqje në javë, filloi më 2 gusht dhe përfundoi më 31 gusht.


Megjithatë, përveç faktit që është i vetmi turne evropian, vëmendje të veçantë tërhoqi hapësira e ndërtuar me qëllim në Messe Munchen, e cila kushtonte deri në 100 milionë funte dhe kishte një kapacitet deri në 80 mijë vizitorë në ditë.

Adele përfundon koncertet në Mynih: Ka qenë magjike
Lexo po ashtu Adele përfundon koncertet në Mynih: Ka qenë magjike

Edhe pse është projektuar kryesisht për koncertet e saj, do të përdoret edhe më pas. Është stadiumi i parë portativ, instalimi i të cilit zgjati vetëm disa javë, ndaj nuk do të jetë e vështirë ta çmontoni sërish dhe ta vendosni në një qytet krejt tjetër.

View this post on Instagram

A post shared by Adele (@adele)

Përveç kësaj, Adele arriti të vendosë një rekord të ri botëror. Në fakt, Libri i Rekordeve Botërore Guinness konfirmoi zyrtarisht se Adele kishte “ekranin më të madh LED”.

Meqë ra fjala, performanca çdo natë përfshinte 22 këngë, e disa prej tyre janë: “Set Fire to the Rain”, “Hello”, “One and Only”, “Easy On Me”, “Love In The Dark”, “Rolling in the Deep” dhe “Someone Like You”.

Fansa të shumtë në rrjetet sociale kanë ndarë përshtypjet e tyre nga performancat e saj dhe përveçse janë kënaqur me aftësitë e saj të jashtëzakonshme vokale, të shumtë theksojnë se emocioni dhe humori i saj është gjithashtu në vëmendje dhe se u kënaqën duke dëgjuar e parë Adelën live.

Edhe pse biletat kushtuan deri në 400 euro, as yjet dhe influencuesit e famshëm nuk munguan në to. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Gashi dhe Vullnet Krasniqi përfshihen në aksident, dyshja marrin situatën me humor

Gresa Gashi dhe Vullnet Krasniqi përfshihen në aksident, dyshja marrin situatën me humor

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina
Reagon miku i Mentor Palokajt: Raportimet për vdekjen nga mbidoza janë spekulime

Reagon miku i Mentor Palokajt: Raportimet për vdekjen nga mbidoza janë spekulime

Magazina
Halle Berry dhe Adrien Brody rikthejnë puthjen ikonike në Oscars, pas 21 vjetësh

Halle Berry dhe Adrien Brody rikthejnë puthjen ikonike në Oscars, pas 21 vjetësh

Magazina

"Slava Ukraini", aktorja Daryl Hannah del jashtë skenarit të 'Oscars 2025' dhe "godet" Trumpin me një deklaratë në skenë

Magazina
Lista e fituesve në

Lista e fituesve në "Oscars 2025"

Magazina
Kalo në kategori