Një simptomë e pazakontë e depresionit mund të zbulohet gjatë ngrënies ose gatimit

Depresioni është një sëmundje mendore e karakterizuar nga disponim i vazhdueshëm i ulët. Përveç kësaj, ka simptoma të shumta me anë të të cilave mund të zbulohet kjo gjendje, ndërsa një të tillë të pazakontë mund ta kuptoni gjatë ngrënies ose gatimit.
Një simptomë befasuese që mund të vihet re është kur jeni duke bërë darkën. Kjo është hiposmia ose ndjenja e dobësuar e nuhatjes. Në të kaluarën, hiposmia ka qenë e lidhur me sëmundjen e Alzheimerit dhe forma të tjera të demencës.
Studiuesit nga ‘Johns Hopkins Medicine’ kanë zbuluar se ndjenja e dobët e nuhatjes është shenjë e depresionit te të moshuarit. Ata zbuluan gjithashtu se depresioni përkeqësohet ndërsa ndjesia e nuhatjes përkeqësohet.
Aroma është një mënyrë e rëndësishme për të ndërvepruar me botën përreth nesh dhe ky studim tregon se mund të jetë një shenjë paralajmëruese për depresionin.
Studimet kanë treguar se femrat vuajnë nga depresioni dy herë më shpesh se meshkujt, por ato kanë më shumë gjasa të kërkojnë trajtim. Rreth 15 për qind e femrave marrin terapi, krahasuar me vetëm shtatë për qind të meshkujve me këtë gjendje.
Një studim i ri, i botuar në Journal of Gerontology: Medical Sciences, analizoi se si aroma mund të lidhet me depresionin. Studiuesit shikuan të dhënat nga 2.125 njerëz midis moshës 70 dhe 73 vjeçare gjatë një periudhe tetëvjeçare.
Në fillim të studimit, 28 për qind e pjesëmarrësve treguan një ndjenjë të reduktuar të nuhatjes (hiposmia) dhe 24 për qind të tjerë treguan humbje të shqisës (anosmia). Gjatë periudhës së ndjekjes, një e katërta (25 për qind) zhvilluan simptoma të rëndësishme depresive.
Analiza e mëtejshme zbuloi se ata me një ndjenjë të reduktuar të nuhatjes në fillim të studimit kishin më shumë gjasa të përfundonin me depresion. Studiuesit sugjerojnë se zona nuhatëse e trurit, e cila përpunon aromat dhe pjesa përgjegjëse për emocionet janë të lidhura ngushtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës