LAJMI I FUNDIT:

Një shtetas i Serbisë arrestohet në Kamenicë

Një shtetas i Serbisë arrestohet në Kamenicë
Foto: Ilustrim

Një shtetas i Serbisë u arrestua dje në fshatin Topanicë të Kamenicës, pasi kishte vjedhur në dy lokale.

“Është arritur që të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që kishte kryer dy vjedhje në dy lokale të ndryshme, të viktimave meshkuj kosovarë.”, bëri të ditur Policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari u dërgua në mbajtje. /Telegrafi/