Nga: Auron Tare
“Një vizite në Kazbah apo në Muze”, ishte pyetja e shoqëruesit tone algjerian, i cili po djersinte mjaft nga dielli i fortë.
Të gjithë ngritëm dorën për Kazbahun e famshëm të Algjerit. Por, çuditërisht makinat tona ndaluan para Muzeut të Arteve të Bukura. Mesa duket, programi përfshinte edhe një ndalese në këtë ndërtesë mjaft interesante ndërtuar gjate periudhës koloniale franceze.
U futa brenda, paksa i zhgënjyer qe nuk po shkonim ende në pjesën historike të qytetit ku unë po kërkoja vendndodhjen e xhamisë se ndërtuar nga shqiptari i famshëm, Mami Arnauti.
Pasi kaluam me shpejtësi disa pavione në një prej korridoreve kryesore, u ndesha me një pikture me dimensione të vogla, por shume të dallueshme. Portreti i pagabueshëm i një shqiptari i cili shpenguar kishte pozuar për një prej piktoreve me të famshëm francez të periudhës se romantizmit – Achille Deveria.
Deveria është një emër i madh në France, pasi jo vetëm si litograf, por edhe si piktor ka arritur të kap një seri portretesh të burrave më të famshëm të Francës së shekullit XIX.
Ashtu si edhe disa piktore të tjerë të rëndësishëm të kohës si Eugene Delacrua, Mattise e më vonë edhe Picasso, u frymëzuan mjaft nga udhëtimet e tyre në Orient dhe disa vepra të tyre shumë të njohura janë të frymëzuara nga Algjeria. Por, të kthehemi tek shqiptari ynë i panjohur në Algjeri.
Me një kërkim të kujdesshëm këtë javë nuk gjeta asnjë gjurme të tablosë të botuar në ndonjë prej katalogëve të veprave të tij. Ka shume mundësi që kjo vepër origjinale që ndodhet në këtë Muze, nuk është botuar asnjë herë, duke e bërë shqiptarin tone mjaft të veçantë.
Portreti i shqiptarit të panjohur është kapur me të gjithë madhështinë e tij, me rrobat e famshme të cilat i bënë të njohur në të gjithë Mesdheun. Me çibukun e pandashëm, këmbë mbi këmbë me një shpërfillje tipike për shqiptarin që në hapësirën otomane kishte gjetur veten si guvernator, gjeneral apo pirat.
Fatkeqësisht, nuk ka asnjë emër në këtë tablo të piktorit francez për të na dhënë një ide mbi identitetin e këtij shqiptari në Algjerinë otomane.
Megjithatë, edhe pse pa emër, shqiptari i Algjerisë pikturuar nga dora e Deverisë qëndron krah burrave të famshëm të kohës, si: Alexandre Dumas, Prosper Mérimée, Sir Walter Scott, Jacques-Louis David, Alfred de Musset, Charles Augustin Sainte-Beuve, Honoré de Balzac, Théodore Géricault, Victor Hugo, Marie Dorval, Alphonse de Lamartine, Alfred de Vigny, Jane Stirling dhe Franz Liszt.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRefuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve
Gruaja serbe që ndikoi në zgjerimin e Perandorisë Otomane
Fjalë të urta popullore: Gjuha kocka s'ka e kocka thyen
BABA
Për Jeffin, Fadilin dhe “Një letër për Xhevdet Bajrajn”
Thënie shkodrane: Zoti të dhashtë bereqet n’tru!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova