Ish-bosi i kompanisë Google, Eric Schmidt ka zgjedhur shqiptaro-amerikanin, Ylli Bajraktarin në krye të Projektin Special të Studimeve Speciale (SCSO) që do të rekomandojë strategjitë e politikat vendimtare afatgjata të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Eric Schmidt ka qenë CEO-ja i famshëm që e bëri kompaninë Google të jetë gjiganti i madh i teknologjisë moderne. Nën drejtimin e tij, Google shndërroi përgjithmonë mënyrën se si kërkojmë informacionin në internet.
Sot, pas një karriere të gjatë në teknologji dhe biznes, Dr. Schmidt e ka hedhur shikimin diku tjetër.
Ai është frymëzuar nga miliarderi Nelson Rockefeller që në kulmin e frikës nga një luftë bërthamore mes SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik themeloi në 1956 Projektin e Studimeve Speciale Rockefeller (SSP).
Me ndihmën e studiuesit të njohur të kohës në Harvard University, Henry Kissinger, ai afroi në projekt strategjikët më të mirë dhe njohësit më të thellë të marrëdhënieve ndërkombëtare, shkencave ushtarake, dhe të teknologjisë bërthamore.
Puna e këtij projekti ishte vendimtar në përcaktimin e politikës së jashtme dhe të sigurisë amerikane gjatë Luftës së Ftohtë.
Në kohën tonë, kur e ardhmja e botës do të përcaktohet nga fitorja në konkurrencën për inteligjencën artificiale dhe teknologjive të tjera të reja moderne, Dr. Schmidt ka vendosur të bëjë diçka të ngjashme.
Ai ka krijuar Projektin Special të Studimeve Speciale (SCSO) që do të rekomandojë strategjitë e politikat vendimtare afatgjata të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë drejtim.
Për të drejtuar këtë nismë vizionare, ish-bosi i Google-t ka zgjedhur ekspertin shqiptaro-amerikan Ylli Bajraktari që ka punuar në dy administratat e presidentëve Barack Obama dhe Donald Trump dhe së fundi ka qenë figurë kryesore në zyrën e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare Gjeneralit H. R. McMaster.
Historia e tij dhe e vëllait të tij, Ylber Bajraktari, si emigrantë lufte që u ngjitën në shkallët e larta të administratës amerikane është bërë e njohur në shumë gazeta.
“Jam i nderuar nga kjo mundësi e pabesueshme për të drejtuar Projektin”, tha shefi ekzekutiv (CEO) Bajraktari.
“Besoj se ky grup jopartiak do të hapë një rrugë kritike përpara për vendin tonë për të mbrojtur pozitën udhëheqëse globale në teknologjitë kyçe që do të formojnë të ardhmen tonë”, theksoi ai.
Që tani, Dr. Eric Schmidt ka mbledhur një Bord Drejtues me figura të njohura me prejardhje nga të dy partitë politike kryesore amerikane: Robert Work, ish-zv.sekretar i Mbrojtjes dhe bashkëkryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare për Inteligjencën Artificiale; Nadia Schadlow, ish-Zv.këshilltare e Sigurisë Kombëtare për Strategjinë; Michèle Flournoy, ish-nënsekretare e Mbrojtjes për Politikat; dhe William McClellan “Mac” Thornberry, ish-kongresist dhe Kryetar i Komitetit për Forcat e Armatosura në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan.
Edhe vetë 97-vjeçari Henry Kissinger, një nga mendimtarët më të shquar të zhvillimeve ndërkombëtare e botërore, ka përshëndetur krijimin e këtij projekti.
Ai sot ka mbase më shumë kritikë sesa admirues, për shkak të debateve për kohën kur hyri në politikë si Këshilltar për Sigurinë Kombëtare dhe pastaj Sekretar Shteti për presidentët Richard Nixon dhe Gerald Ford si dhe për dekadat e fundit ku ka shërbyer si këshilltar, lobist, dhe avokat për regjime, figura, shpesh të diskutueshme.
Mirëpo, pikëpamjet dhe librat e tij në fushën ndërkombëtare nuk e kanë humbur kuriozitetin dhe popullaritetin.
“Sot jemi në një moment historik të ngjashëm”, thotë Kissinger duke kujtuar kohën kur në kulmin e Luftës së Ftohtë krijoi partneritet me republikanin, Nelson Rockefeller.
“Kemi nevojë për analizë të thellë dhe veprim urgjent përndryshe fatin tonë do të na i përcaktojnë të tjerët fatin. Jam shumë i kënaqur që Eric vendosi të udhëheqë këtë nismë për të ndihmuar vendin tonë për të kuptuar se ku po na çojnë prirjet teknologjike dhe për të përcaktuar veprimet që udhëheqësit tanë duhet të ndërmarrin për të mbrojtur një të ardhme paqësore dhe demokratike”.
Eric Schmidt foli për fillimet e tij në shkencat kompjuterike duke sjellë në kujtesë se qeveria federale kishte financuar studimet kompjuterike, përfshi edhe punën e tij si student i gradave pasuniversitare në vitet 1970 dhe 1980.
Ai e sheh këtë angazhim të ri si një kthim borxhi që i ka qeverisë amerikane dhe Shteteve të Bashkuara. Pesë vjet më parë u ftua të shërbejë në Bordin e Inovacioneve të Mbrojtjes në Departamentin e Mbrojtjes, kurse tre vjet më parë Kongresi e vuri në krye të Komisionit të Sigurisë Kombëtare për Inteligjencën Artificiale.
“Të dy këto poste më bindën se SHBA ka nevojë për të menduar, organizuar dhe konkurruar në rrugë të reja domethënëse. Asnjë komb serioz nuk mund të injorojë impaktet e teknologjive të reja në të gjitha aspektet e jetës sonë kombëtare”, thotë ai.
“Qeveria jonë nuk mund të jetë një aktor pasiv, por ka nevojë për ndihmë. Për këtë arsye”, tha ish-bosi i kompanisë Google, “e themelova SCSP-në që të studjojë këto çështje kritike së bashku me miqtë dhe kolegët e mi – Bob, Michèle, Nadia, Mac ‐‐ të cilët i respektoj jashtëzakonisht. Dhe nuk mund të mendoj asnjë tjetër më të saktë për të udhëhequr këtë nismë në emrin tonë sesa Ylli Bajraktarin, dhe ai është duke ndërtuar një ekip të klasit botëror për t’u përballur me këto sfida”.
Asnjë shqiptar i Amerikës nuk ka qenë ndonjëherë në një pozitë kaq kyç dhe të rëndësishme në histori.
Ne krenohemi me figura si Ferid Muradi, Wilson Kokalari etj, por në sferën e shërbimit publik, sidomos në një fushë që mund të përcaktojë të ardhmen e kombit amerikan, nuk ka pasur ndonjë figurë kaq të madhe shqiptare.
Pa dyshim jo në një moshë kaq të re dhe jo kaq të lidhur me rrënjët shqiptare e produkt i historisë sonë kombëtare të kohëve të fundit.
Duke pasur parasysh rëndësinë e madhe të politikës së jashtme amerikane për fatin e kombit tonë, kjo pozitë e fuqishme e Ylli Bajraktarit merr edhe më shumë rëndësi.
Ky sukses kaq i shpejtë në sferat më të larta të vendimeve madhore amerikane të bën vërtet të mendosh se ky i ri shqiptaro-amerikan do të lërë gjurmë të rëndësishme në histori. /Illyria/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës