LAJMI I FUNDIT:

Një shkollë në kryeqytet nuk ka ngrohje, ndërpritet mësimi

Një shkollë në kryeqytet nuk ka ngrohje, ndërpritet mësimi

Nxënësit e Shkollës fillore “Mehmet Gjevori” në Prishtinë tash e dy ditë nuk janë duke mbajtur mësim, për mungesë të ngrohjes.

Edhe pse kjo shkollë në lagjen Arbëria është përuruar gjatë muajit shtator të këtij viti, si duket nuk po ofron kushte të favorshme për mbajtjen e procesit mësimor.

Abdullah Sejdiu nxënës i klasës së pestë në shkollën “Mehmet Gjevori” për KosovaPress thotë se ka dy ditë që nuk po shkon në shkollë, për shkak të të ftohtit.


Ai shton se nga mësimdhënësit nxënësve u është kumtuar se orët e humbura do u zëvendësohen.

“Ne i kemi katër ditë pushim prej të mërkurës deri të hënën. Kemi grevë dhe do të na zëvendësojnë me ditët në vazhdim..Sepse nuk ka nxehje në shkollë ka thënë drejtoresha…Është shumë ftohtë në klasat tona”, tha nxënësi Sejdiu.

E për orët që nxënësit po i humbin mjaft të shqetësuar janë edhe prindërit.

Elmaze Hajdini thotë se nipi i saj i cili vijon mësimet në këtë shkollë, ka dy ditë që nuk ka mbajtur mësim për shkak të ftohtit.

Ajo pret që të hënën të bëhet një zgjidhje për këtë problem.

“E kam nipin, aty nuk po mbahet mësimi për shkak të nxehjes, nxehjen kanë thënë të hënën e rregullojnë, por për shkak se ftohtë fëmijët nuk po mbahet mësimi… Qe dy ditë … me orar të rregullt”, u shpreh gjyshja.

Ndërsa, drejtoresha e kësaj shkolle, Valbona Kastrati, përmes telefonit i ka thënë KosovaPress-it se nga e hëna do të sigurohet ngrohja për këtë shkollë.

Sipas saj për shkak të të ftohtit janë detyruar që mësimin na ndërpresin për dy ditë.

“Mësimin e kemi ndërprerë për shkak të ftohtit, të hënën do filloj normalisht mësimi, pasi që kalldanë komuna ka konfirmuar se do e sjellin në shkollë ditën e premte“, tha Kastrati nëpërmjet telefonit.

Lidhur me këtë problem nga komuna e Prishtinës kanë bërë me dije se nga dita e hënë mësimi do vazhdojë të mbahet normalisht në shkollën fillore “Mehmet Gjevori”.

Drejtori i Arsimit në komunën e Prishtinës Jonuz Salihaj premtoi se deri të hënën do të zgjidhet kjo çështje.

Ndryshe, punimet për ndërtimin e kësaj shkolle kishin nisur që nga viti 2010, ndërsa u hap në shtator të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Kalo në kategori