Një raketë shpërthen në Izrael

Ky është sulmi i parë i tillë nga militantët në Rripin e Gazës, që nga armëpushimi i nëntorit të kaluar.
Sulmi pason konfrontimet në mes të forcave izraelite dhe protestuesve palestinezë në Bregun Perëndimor, të nxitura nga vdekja e një të burgosuri palestinez që gjendej në burgjet e Izraelit.
Trupat izraelite kanë qëlluar dhe plagosur pesë palestinezë gjatë përleshjeve me protestuesit në zonën e Betlehemit të hënën dhe një djalosh 15 vjeçar është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mijëra vetë kanë marrë pjesë në funeralin të të burgosurit Arafat Jaradat të mbajtur në Herbon të hënën.
Palestinezët thonë se Jaradat është torturuar në burgjet izraelite para se të vdiste. Izraelitët thanë se autopsia ka qenë jopërfundimtare. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26/02/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































