Një qytet në Massachusetts është vënë “nën rrethim” për shkak të një qukapiku

Një qytet në Massachusetts është vënë “nën rrethim” për shkak të një qukapiku, i cili fajësohet për dëmtimin e më shumë se 25 automjeteve në zonë.
Banorja e Rockport, Janelle Favaloro, arriti të kapte një foto të fajtorit të kapur në flagrancë duke synuar një automjet me sqepin e tij të ngjashëm me çekiçin, përcjell Telegrafi.
Favaloro tha se di për të paktën 25 automjete që janë synuar nga zogu, zakonisht në pasqyrat anësore ose dritaret.
"Qukapiku u shfaq dhe u ul mbi fshirëset e xhamit të makinës në oborrin tonë. Dhe ne thamë, 'E dini çfarë, vë bast se ai ishte ai që dëmtoi edhe pasqyrat'", tha ajo për emisionin Today të NBC.
Disa banorë thanë se kanë filluar të mbrojnë pasqyrat e tyre me mbështjellës plastik ose bluza ndërsa automjetet nuk janë në përdorim. /Telegrafi/


















































