Një program nga Lufta e Dytë Botërore mund ta shpëtojë Ukrainën nga gremina

Nga: Kim Darroch dhe John Ashton / The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com
Duke shpallur zhvillimin e një plani për paqen në Ukrainë, Evropa ka filluar të përcaktojë një rol për veten në këtë luftë. Tani duhet të shkojë më tej duke i ofruar Zelenskyt një rrugëdalje nga dilema në të cilën e vendosi ngërçi i javës së kaluar në Zyrën Ovale.
Ende nuk ka përfunduar shkelja ushtarake e Putinit ndaj sovranitetit të Ukrainës. Nuk ka asnjë provë që ai ka hequr dorë nga qëllimi i tij për të vendosur kontroll të plotë mbi Ukrainën. Megjithatë, në këmbim të një iluzioni mbrojtjeje kundër Putinit, Trumpi kërcënon të shkelë sovranitetin ekonomik të Ukrainës. Dhe, nëse Zelensky qëndron kundër të dyve, ai rrezikon të humbasë gjithçka.
Qëllimi i menjëhershëm i Trumpit është të imponojë një armëpushim me çdo kusht. Putini nuk po ofron asnjë lëshim. Nuk do të ketë kthim të territoreve të pushtuara, as kthim të fëmijëve të rrëmbyer, as garanci të besueshme sigurie dhe as aftësi serioze për Ukrainën për t’u mbrojtur nga një agresion i ri rus. Kjo do të ishte një paqe e padrejtë. Nuk do të zgjaste. Putini do të rigrupohej dhe do të godiste përsëri kur të jetë gati.
Zelensky nuk mund të pranojë kurrë një kapitullim të tillë. Prandaj, me të drejtë qëndroi i vendosur në Zyrën Ovale. Ai do të vazhdojë të rezistojë, edhe nëse Trumpi nuk e rikthen mbështetjen amerikane.
Por, Trumpi gjithashtu synon mineralet e Ukrainës. Ai po përpiqet të marrë kontrollin e këtyre burimeve dhe të sigurojë një pjesë të të ardhurave që mund të gjenerojnë ato. Ai insiston se një prani e biznesit amerikan, në një kohë të pacaktuar në të ardhmen, do të shërbente vetvetiu si një pengesë ndaj agresionit të mëtejshëm rus (megjithëse pak biznese civile e vënë qëllimisht stafin e tyre në rrezik, e aq më pak u kërkojnë atyre të veprojnë si paqeruajtës të thjeshtë).
Zelensky duhet të hezitojë për ta pranuar edhe këtë. Nuk është e qartë nëse për momentin ai ka arritur ta shtyjë këtë kërcënim. Marrëveshja që ai do të nënshkruante në Uashington lë vend për negociata të mëtejshme për çështjet kritike mbi kontrollin dhe ndarjen e të ardhurave. Por, Trumpi mund të kërkojë më shumë në këmbim të rikthimit të furnizimeve amerikane me armë dhe inteligjencë.
Trumpi ka deklaruar se Putini i ka të gjitha kartat në dorë. Zelensky ka nevojë urgjente për një kartë të re për të luajtur. Aleatët e tij evropianë mund t’ia japin një të tillë.
Bankat evropiane mbajnë pothuajse 300 miliardë dollarë amerikanë [vlera e përafërt e 278 miliardë eurove] në pasuri të ngrira ruse. Ato tashmë po i ofrojnë Ukrainës kredi të mbështetura nga interesi i këtyre aseteve. Por, deri tani kanë hezituar të mobilizojnë vetë kapitalin. Tani ka ardhur koha ta bëjnë pikërisht këtë.
Një ide e keqe, që me sa duket po shqyrtohet nga liderët evropianë, do të ishte kërcënimi për të konfiskuar asetet nëse Putin shkel armëpushimin. Zelensky ka nevojë për para sot, jo nesër. Mbrojtja e fortë është pengesa më e fuqishme.
Po rritet gjithashtu mbështetja për konfiskimin e menjëhershëm të aseteve. Për këtë ekziston një argument i fortë, dhe padyshim që nuk do të ishte më shumë sesa çfarë Putin meriton. Megjithatë, duke pasur parasysh rezultatin e dëshiruar, kjo nuk do të ishte mënyra më efektive e përdorimit të këtyre fondeve. Do të përbënte një dorëzim të panevojshëm të epërsisë morale, të cilën Putin do ta shfrytëzonte. Për më tepër, Zelensky do të vazhdonte të kishte nevojë për armë amerikane. Dëshira e çuditshme e Trumpit për të ruajtur marrëdhënie të mira me Putinin mund ta shtyjë atë të bllokojë blerjen e armëve me para të cilat ai do t’i quante “të vjedhura”.
Një qasje më e mençur do të ishte huazimi i këtyre aseteve ndaj Ukrainës, me një angazhim që, pasi të arrihet një paqe e qëndrueshme, Ukraina do t’ia kthente ato Rusisë, ashtu siç Britania e Madhe i shleu kreditë ndaj Shteteve të Bashkuara pas Luftës së Dytë Botërore. Fondet do të përdoren për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm me armë dhe pajisje ushtarake; për të përmirësuar aftësinë e Ukrainës për t’u armatosur vetë; dhe për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike.
Me mbështetjen e kësaj versioni modern të programit hua-qira [Lend-Lease], Zelensky do të ishte në një pozicion më të mirë për t’i bërë ballë humbjes së mbështetjes amerikane. Rreziku i një kolapsi ushtarak do të zvogëlohej dhe ai do të mund të negocionte një marrëveshje më të favorshme për mineralet me Trumpin. Ai do të duhej ende të bënte lëshime në një proces paqeje, por tani edhe Putini do të ishte nën presion për të bërë të njëjtën gjë.
Putini tashmë është në një pozitë më të dobët nga sa sugjeron Trumpi. Inflacioni ka kaluar mbi 20 për qind, shpenzimet ushtarake po përpijnë mbi gjashtë për qind të PBB-së, dhe rezervat financiare janë shteruar. Ekonomia ruse nuk mund t’i përballojë pafundësisht këto tensione. Koha nuk është në anën e tij, dhe nëse Zelensky do të siguronte një fond të ri lufte, presioni mbi Putinin për të bërë lëshime do të rritej ndjeshëm. Për më tepër, duke qenë se Putini e ka financuar luftën e tij duke plaçkitur rezervat e Rusisë, mundësia që asetet e ngrira mund të kthehen një ditë do t’ia jepte një nxitje shtesë për të bërë lëshime.
Evropa duhet të tregojë me veprime vendimtare se është e denjë për këtë sfidë historike. Ajo duhet të largojë rrezikun e një kolapsi ushtarak të Ukrainës dhe të zhvendosë presionin e kohës nga Zelensky te Putini. Një program i tipit hua-qira me asetet e ngrira është mënyra më e mirë, dhe ndoshta e vetmja, për të zgjidhur këto probleme dhe për të hapur rrugën drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa