LAJMI I FUNDIT:

Një prej mbrojtësve të Mariupolit, thotë se në fabrikën e çelikut ka të plagosur dhe të vdekur

Një prej mbrojtësve të Mariupolit, thotë se në fabrikën e çelikut ka të plagosur dhe të vdekur

Pasi që presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi bllokadën totale të fabrikës së çelikut Azovstal, brenda të cilës gjenden mbrojtësit e fundit të Mariupolit, nën tokë në kompleksin e fabrikës ku kanë mbetur mbi 2 mijë ushtarë dhe civilë ukrainas.

Njëri prej tyre ka folur për BBC-në sa i përket situatës në këtë qytet të Ukrainas. Bëhet fjalë për Svyatoslav Palamar, që po konsiderohet si një nga mbrojtësit e fundit të qytetit ukrainas. Ai është pjesë e batalionit Azov, transmeton Telegrafi.

Ai pranoi se më herët kishin penguar çfarëdo sulmi të forcave ruse, por së fundmi kjo hapësirë është bërë një lloj vatre e sulmeve të vazhdueshme nga ana e ushtarëve të Kremlinit.


Forcat ruse rrëmbejnë një zyrtar lokal në Kherson
Lexo po ashtu Forcat ruse rrëmbejnë një zyrtar lokal në Kherson

Palamar pretendon se fabrika brenda të cilës po fshihen, është e rrethuar dhe e shkatërruar mbi sipërfaqen e tokës, kurse civilët kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja.

“Gjithmonë flasë se derisa ne jemi këtu, Mariupoli mbetet nën kontrollin e Ukrainës”, tha ai.

Kapiteni Palamar pranoi se rusët kanë qëlluar fabrikën nga luftanijet, dhe se kanë hedhur bomba për shkatërrimin e bunkerëve.

“Të gjitha ndërtesat në rrethinën e Azovstalit janë shkatërruar. Po hedhin bomba të mëdha, bomba për shkatërrimin e bunkerëve që shkaktojnë dëme tejet të mëdha. Në bunkerë kemi të plagosur dhe të vdekur. Disa civilë kanë mbetur të ngujuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura”, shtoi Palamar.

A mund të fluturojë sërish aeroplani më i madh në botë?
Lexo po ashtu A mund të fluturojë sërish aeroplani më i madh në botë?

I pyetur se sa mbrojtës ukrainas kanë mbetur në Mariupol, Palamar është përgjigjur duke thënë shkurt “mjaftueshëm për t’ju kundërpërgjigjur sulmeve ruse”.

Madje theksoi se civilët janë ndarë në dy vende – larg luftëtarëve, por se pranoi se nuk e di saktë sa prej tyre janë pasi janë shpërndarë nëpër bunkerë.

“Jemi në kontakt me civilët që po qëndrojnë në ato zona ku mund të shkojmë. E dimë se atje ka fëmijë – madje edhe tremuajsh”, shtoi ai.

Zelensky: Nuk bëhet fjalë që unë të shkoj në Moskë për bisedime të drejtpërdrejta me Putinin
Lexo po ashtu Zelensky: Nuk bëhet fjalë që unë të shkoj në Moskë për bisedime të drejtpërdrejta me Putinin

Ushtari ukrainas ka bërë apel që civilëve t’ju lejohet një kalim i sigurt nga fabrika, dhe i ka bërë thirrje shteteve të treta apo bashkësisë ndërkombëtare që garantojë për sigurinë e tyre.

“Këta njerëz tashmë kanë kaluar mjaftueshëm nëpër gjëra të tmerrshme. Nuk u besojnë rusëve dhe janë shumë të frikësuar”, shtoi duke theksuar se po i frikësohen torturave dhe vrasjes nga ana e ushtarëve rusë apo deportimit në Rusi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Botë
Trump nis zbatimin e ligjit për emigracionin, të huajt pa dokumente rrezikojnë burg

Trump nis zbatimin e ligjit për emigracionin, të huajt pa dokumente rrezikojnë burg

Amerika
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë

Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë

Evropa
Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij - çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?

Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij - çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?

Botë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Evropa
Zelensky bën thirrje për unitet: Vetëm vendosmëria mund t'i ndalojë terroristët

Zelensky bën thirrje për unitet: Vetëm vendosmëria mund t'i ndalojë terroristët

Evropa
Kalo në kategori