Në fillimin e veprës me titull “Grammatica Albanese con le poesie rare di Variboba del Prof. Vincenzo Librandi”, botuar në Milano në vitin 1897, gjejmë një parathënie speciale të autorit për shqiptarët. Shkrimi është si më poshtë:
“Më shumë se dyqind mijë shqiptarë, të shpërndarë në tetëdhjetë komuna, jetojnë në krahinat jugore të Italisë. Bëjnë pjesë në faqet e shquara të historisë së popujve, por vazhdimisht pyesim: Kush janë ata?
Kush janë ata? – Një popull gjigantësh, një popull heronjsh. Shqiptarët e sotëm janë vetëm pellazgët e lashtë, më të vjetërit, banorët e parë të Greqisë.
Pas vdekjes (1467) së shqiptarit trim dhe të patrembur Gjergj Kastrioti Skenderbeu, Shqipëria u bë një provincë turke dhe familjet, të cilat nuk besonin më se ishin të sigurta atje, emigruan dhe erdhën në Itali. Dhe meqë e përmenda Skënderbeun, jam i kënaqur të them shkurtimisht se ai, duke shfarosur në fushat e Torviollit – më 29 qershor 1444 – ushtrinë e fuqishme të Muratit II, të komanduar nga Ali Pasha, dhe duke mbajtur lart flamurin e Shqipërisë për 27 vjet, pasi mposhti myslimanin në 22 beteja të tjera, atë e lavdëruan dhe admirimuan të gjithë sovranët e Evropës.
Shqiptarët e Italisë nuk emigruan nga mëmëdheu i tyre vetëm një herë, por edhe në disa raste të tjera dhe u vendosën në Mbretërinë e Napolit, ku u mirëpritën nga Alfonsi i Aragonit, Charles III dhe mbretër të tjerë. Ata formuan shumë fshatra, disa prej të cilave sot janë të mëdha dhe tregëtare, dhe iu përkushtuan ekskluzivisht bujqësisë dhe blegtorisë.
Këto periudha të ndryshme të emigracionit i penguan ata të vendoseshin në një provincë të vetme; kështu që ne kemi shqiptarë në Siçili, Kalabri, Basilicata, Puglia, Abruzzi etj. Nuk u bë e mundur të vendoseshin në një krahinë të vetme, sepse mbretërit e Napolit, i njihnin cilësitë luftarake të shqiptarëve dhe kishin frikë se mos do t’u ktheheshin dhe t’i rrëzonin nga froni.
Shqiptarët pësuan ndodhi të ndryshme, por si një popull i fortë dhe i guximshëm, nuk e humbën shpirtin dhe vazhduan me zili të ruanin traditat, veshjet, fenë dhe mbi të gjitha gjuhën e tyre.
Ata kanë letërsinë e tyre, subjekt i studimeve të vazhdueshme nga kritikët vendas dhe të huaj. Nga studimi i kryeveprave të shumë shqiptarëve intelektualë ia arrita, me durim dhe hulumtim të zellshëm, të përpiloja Gramatikën aktuale.
Bazohet kryesisht në gjuhën e folur dhe në poezitë lirike shqiptare të Giulio Variboba (Jul Varibobës), të botuara në Romë që në vitin 1762.
Ishte për mua dhe për të gjithë shqiptarët një fat i vërtetë që, pas shumë hulumtimeve të pafrytshme në Bibliotekat e Italisë, rastësisht më ra në duar ky libër i artë. Nuk është detyra ime të flas këtu për Varibobën dhe rimat e tij; me kalimin e kohës, kritikë të shquar dhe kompetentë do të shkruajnë më gjatë dhe mirë. Unë shtoj vetëm se këto poezi meritojnë të studiohen dhe t’u përcillen brezave të ardhshëm dhe prandaj mora lirinë për ribotimin e tyre në gramatikën time, duke dashur gjithashtu të bëj diçka shumë të nevojshme për të gjithë shqiptarët.”
Vaccarizzo Albanese (Kalabri), Tetor 1896
Prof. V. LlBRANDI.” /Darsiani/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

“Në dekë të shoqit tim” - një poezi rrethane

Thënie nga Gjergj Fishta: Më dhemb kryet nga njato parla-parla të parlamentarëve - dokrra pa kokrra!

Ç’është socializmi?

DY VAJZAT E MIA
Vepra e Banksyt tërheq vizitorësh në muzeun gjerman

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët