Gjatë vapës së verës, konsumimi i një sasie të mjaftueshme të lëngjeve është çelësi për të shmangur dehidratimin dhe më së shpeshti arrijmë për ujë.
Megjithatë, një eksperte ka zbuluar se cila pije është alternativa më e mirë gjatë valës së të nxehtit, shkruan Metro.co.uk.
Mjekja, Natasha Fernando pohon se qumështi mund të jetë më hidratues se uji.
“Është shumë e rëndësishme se kurrë të kujdeseni për nivelet tuaja të hidratimit gjatë periudhave të motit të nxehtë”, thotë ajo.
“Sidoqoftë, nuk duhet t’i përmbaheni vetëm ujit për të rritur nivelet e hidratimit.
Fernando shpjegon se për shkak të përmbajtjes së sheqerit, proteinave dhe yndyrës së qumështit, e cila ngadalëson shkallën me të cilën lëngu zbrazet nga stomaku, një gotë me qumësht ju ndihmon të qëndroni të hidratuar për periudha më të gjata.
“Qumështi gjithashtu përmban natrium”, shton ajo, “që lejon trupin tuaj të mbajë ujin për më gjatë, duke ndihmuar nivelet e hidratimit”.
Nuk është vetëm qumështi i lopës: njerëzit veganë ose intolerantë ndaj laktozës gjithashtu mund të përfitojnë nga një alternativë me bazë bimore, dhe Dr Natasha thekson se “qumështi i sojës gjithashtu përmban elektrolite, të cilat ndihmojnë në rihidratimin e mëtejshëm”.
Krahas qumështit, ajo rekomandon shalqinj, ujin e kokosit, kastravecat ose lëngun e kastravecit dhe lëngjet e frutave të freskëta të holluara me ujë për të ndihmuar të qëndroni të freskët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame