Një pije e preferuar që ne mendojmë se është e shëndetshme – ju bën obezë
Një gotë e kësaj pijeje, që shumica e njerëzve mendojnë se është e shëndetshme, përmban 36 gramë sheqer, që është pothuajse e njëjtë me tri krofne të mëdha
Është natyrale dhe e pasur me vitaminë C, pra çfarë nuk është në rregull me lëngun e portokallit?
Në fakt ky lëng që e pimë shpesh është plot sheqer, gjë që nuk është i mirë për ata që kujdesen për peshën, shkruajnë në sajtin Eatthis, transmeton Telegrafi.
Sa sheqer ka lëngu?
Një shishe lëng prej rreth 340 ml ka 33 gramë sheqer, që është afërsisht e njëjta sasi sa kanë tri krofne.
Kështu, nëse përmbaheni nga krofnet e ëmbla me glazurë sheqeri, mendoni nëse duhet të bëni të njëjtën gjë edhe me këtë lëng.
Përveç kësaj, sheqeri në këtë lëng është kryesisht fruktozë, një sheqer i thjeshtë që gjendet në fruta dhe që e absorbon lehtësisht trupi, por që lidhet me yndyrën në stomak.
Studimet e lidhin konsumin e lartë të fruktozës me yndyrën e rrezikshme rreth stomakut, por edhe me rezistencën ndaj insulinës. Një studim i fundit paralajmëron gjithashtu rrezikun e konsumimit të tepërt të fruktozës, sepse mund të çojë në sindromën metabolike.
Frutat duhet patjetër të hahen
Frutat duhet konsumuar, ndonëse kanë kanë fruktozë. Janë të pasur me antioksidantë që luftojnë radikalet e lira të rrezikshme, kanë shumë fibra, vitamina dhe minerale. Shumë fruta në dietë, pavarësisht nga fruktoza, garantojnë një linjë më të hollë dhe një rrezik më të ulët të obezitetit.
Dallimi kryesor midis frutave dhe lëngjeve të frutave
Ekspertët besojnë se lidhja kryesore midis frutave dhe humbjes së peshës janë – fibrat. Kur hani fruta të freskëta, ndryshe nga lëngu i portokallit, për shembull, merrni shumë fibra. Këto fibra do t’ju ngopin dhe në të njëjtën kohë do të ngadalësojnë tretjen e sheqerit të frutave në trupin tuaj, gjë që parandalon rritjen e sheqerit në gjak.
Poashtu, sheqernat e lëngjeve nuk kanë fibra, prandaj metabolizohen shpejt, nuk ju ngopin dhe e gjithë kjo çon në dhjamosje.
Megjithatë, nuk duhet të harrojmë këshillën e vjetër – nuk është mirë të ekzagjerosh me asgjë. Isabel Smith, nutricioniste nga Nju Jorku, thotë se frutat sigurisht janë të shëndetshme, por duhet pasur kujdes sepse frutat përmbajnë sheqer. Pra, nëse e teprojmë me frutat, kjo mund të rrisë nivelin e sheqerit në gjak.
Prandaj, nëse dëshironi të reduktoni rrezikun e obezitetit dhe diabetit, por ju pëlqejnë lëngjet, mund të vendosni një fetë portokalli në një gotë me ujë dhe nuk do të shqetësoheni për kaloritë apo sheqerin, përfundojnë ata në faqen Eatthis.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje