Coolen Rooeny ka zbuluar shkatërrimin e saj nga aborti që pësoi dhe ka folur për tradhtinë e bashkëshortit Wayne në autobiografinë e saj të re.

Nëna e katër fëmijëve ka rrëfyer gjithçka për jetën e saj pas gati dy dekadash në qendër të vëmendjes.


Dhe tani ajo ka treguar se si mbeti e tronditur nga shtatzënia e parë që përfundoi me një abort në vetëm dhjetë javë.

Screenshot 7 6 Foto: Getty Images

“Një përvojë e tmerrshme që e goditi Wayne”, tha ajo.

Coolen foli gjithashtu për mënyrën se si ajo ndikoi në Wayne, me atë që vuante nga depresioni vazhdimisht që kur filloi karrierën e tij si futbollist.

Ajo shtoi: "Ende sot e kësaj dite ai e ka atë. Jo për të parë se çfarë po bën mirë, por për të parë se çfarë po bën gabim. Është turp”.

Screenshot 8 5 Foto: The Sun

Coolen mes tjerash ka folur edhe për skandalet e partnerit të saj, ku dolën disa raste ku edhe e tradhtoi.

Ajo theksoi: “Wayne është një baba i mrekullueshëm. Sa herë që ai ka dalë nga binarët, ka qenë një budallallëk, i dehur, i nxitur i momentit..”.

Screenshot 9 4 Foto: Getty Images

“Kanë ndodhur gabime, por gjithmonë e kam ditur që Wayne më ka dashur”, tha mes tjerash ajo.

Coleen gjithashtu do të zbulojë gjithçka në gjyqin e saj famëkeq ‘Wagatha Christie’ kundër Rebekah Vardy. /Telegrafi/

Screenshot 10 4 Foto: Getty Images