LAJMI I FUNDIT:

Theren me thikë pesë persona në sheshin ikonë të Amsterdamit

Theren me thikë pesë persona në sheshin ikonë të Amsterdamit

Të paktën pesë persona janë lënduar në një “sulm me thikë në masë” në qendër të kryeqytetit holandez, Amsterdam.

Sulmi ndodhi gjatë ditës së sotme, ku dhjetëra vetura policie arritën në sheshin ikonë të qytetit, Dam Square, vetëm disa minuta më vonë.

Një zëdhënës konfirmoi se sulmuesi është arrestuar, por nuk dha informacion mbi një motiv të mundshëm.


Ndërkohë, imazhet nga kanali lokal AT5 tregojnë një ambulancë ajrore duke u ulur në shesh – vetëm disa metra nga Sint Nicolaasstraat, ku policia tha se ndodhi sulmi me thikë. Sipas mediave lokale, një perimetër i madh sigurie është vendosur si në Sint Nicolaasstraat, ashtu edhe në vetë sheshin.

Policia holandeze u ka bërë thirrje qytetarëve në zonë që të ndajnë imazhe të incidentit përmes një lidhjeje të sigurt në faqen zyrtare të forcave të rendit.

Një dëshmitar tha se “papritur u dëgjua një klithmë e akullt”, duke shkaktuar panik në Dam Square, megjithatë ai shtoi se as ai dhe as kalimtarët nuk e kuptuan menjëherë çfarë po ndodhte.

Një punonjëse e një dyqani lokal po ashtu tregoi se papritur dëgjoi shumë britma dhe ulërima – dhe njerëzit filluan të vraponin në drejtim të incidentit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Erdogan i kërkon Allahut të 'mallkojë Izraelin sionist' në fjalimet e Fitër Bajramit – vjen reagimi i Tel Avivit

Erdogan i kërkon Allahut të 'mallkojë Izraelin sionist' në fjalimet e Fitër Bajramit – vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Marine Le Pen shpallet fajtore për

Marine Le Pen shpallet fajtore për "përvetësim të fondeve të BE-së"

Evropa
Zbulohen mashtrime të mëdha në sistemin shëndetësor gjerman

Zbulohen mashtrime të mëdha në sistemin shëndetësor gjerman

Evropa
Putin e zemëron Trumpin, presidenti amerikan pritet të merr masa ndaj Rusisë

Putin e zemëron Trumpin, presidenti amerikan pritet të merr masa ndaj Rusisë

Evropa
Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Azia
Hamasi i bën thirrje ‘kujtdo që mund të mbajë armë’ në mbarë botën të luftojë planin e Trumpit për Gazën

Hamasi i bën thirrje ‘kujtdo që mund të mbajë armë’ në mbarë botën të luftojë planin e Trumpit për Gazën

Botë
Kalo në kategori