LAJMI I FUNDIT:

Një person humb jetën, vetaksidentohet në Istog

Një person humb jetën, vetaksidentohet në Istog

Një person ka humbur jetën, pasi është vetaksidentuar me automjetin e tij në trafik.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 11:35 në istog.

Siç thuhet në raport, vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar në qendrën e mjekësisë familjare në Istog.


“Si pasoj e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kishte pësuar vozitësi i cili ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar në qendrën e mjekësisë familjare në Istogut”.

“Në vendin e ngjarjes kanë ndalur njësitë policore dhe prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i viktimës ju lirohet familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raport. /Telegrafi/