Një 7-vjeçar kanoset me thikë nga një nxënës 15-vjeçar në shkollën fillore “Bajram Curri” në Istog

Në shkollën fillore “Bajram Curri”, një nxënës 7-vjeçar është kanosur me thikë nga një nxënës 15 vjeçar.
Rasti ka ndodhur para disa ditësh në hapësirat e shkollës, ku siç mëson Telegrafi, nxënësi 15-vjeçar ka filluar ta zhveshë 7-vjeçarin, duke e kanosur me thikë.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin edhe zyra për media e Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës.
Me datën 25.10.2023, Stacioni Policor Istog, ёshtё informuar se në oborrin e shkollën fillore “Bajram Curri” në Istog, i dyshuari kishte kanosur me brisk viktimën ( qё tё dy tё mitur), dhe nxënës të kësaj shkolle. Lidhur me rastin në prezencë të prindit dhe zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale është intervistuar i dyshuari si dhe në prezencë te prindit është bashkëbiseduar me viktimën. Mjeti i mpreht (Brisku) është konfiskuar. Nuk ka pasur të lënduar”, thuhet në përgjigjen e policisë.
Lidhur me rastin është deklaruar edhe drejtori i Shkollës fillore “Bajram Curri”, Hasan Blakaj.
Ai për mediumin lokal të Istogut, RTV Fontana u shpreh se kanë ndërmarrë të gjitha masat, ndërsa konfirmoi se nxënësit i është marrë thika.
“Fatmirësisht rasti ka përfunduar pa ndonjë te keqe, mjerisht rasti ka ndodhë rreth orës 12:00. Në ora 12:00 ka ardhë një nxënës në drejtori dhe ka thënë një nxënës më ka sulmuar me brisk, me të marrë lajmi zv,drejtoresha dhe një arsimtar ka shkuar në vendin e ngjarjes. Nxënësi në fillim nuk ka pranuar që ka brisk, briskun e kishte lënë në autobus e kemi marrë briskun dhe nxënësin kemi sjellë në drejtori dhe kemi lajmëruar prindërit. Kemi biseduar, dhe po ashtu kanë ardhë organet e drejtësisë. Fëmija ka qenë në gjendje të mjerueshme. Rasti po hetohet nga organet policore”, u shpreh ai.
Ndryshe, me urdhër të prokurorit kujdestar për të mitur rasti është iniciuar “Kanosje”, i dyshuari pas intervistimit është liruar./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi