NJË NDEJE E SHQIPTARËVE

Poezi nga: Harold Norse Përktheu: Fadil Bajraj
Një ndeje e shqiptarëve – jo, e grekëve –
në veshje festive kombëtare
në barin e Central Parkut
të theksuara me flori dhe me ngjyrë të kuqe
meshkujt në pantallona të ngushta të bardha të pastra dhe
me brez, me petk të leshtë të hapur në grykë
- meste të buta me xhufka si bozhure
në çyça... vashat
me stoli të tepruara -
Tash s’mund të fle...
Kur ikën, shikuesit
Mbetën, të shtangur nga habia, monoton
të mugët, zeshkanët, zezakët –
pisllëku
në mënyrë të pakëndshme i grumbulluar rreth gropës
lulet e çrrënjosura ikin!
Nju-Jork, 1943
Nga
Telegrafi
01/04/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































