LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për të pandehurit që prodhonin armë dhe mjete plasëse në mënyrë të paautorizuar

Një muaj paraburgim për të pandehurit që prodhonin armë dhe mjete plasëse në mënyrë të paautorizuar
Foto: Arkiv

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurit F.H, B.S dhe S.S për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale, Importimi, eksportimi, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo mjeteve plasëse.

Në njoftimin për media thuhet se nga neni 372 par. 2 lidhur me par. 1 të KPRK-së dhe kundër të pandehurve B.S dhe S.S për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale Tregtia e ndaluar nga neni 305 dhe Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore nga neni 266 lidhur me nenin 31 të KPRK – së.

“I pandehuri F.H në kundërshtim të ligjit të zbatueshëm në lidhje me armët apo materialet plasëse dyshohet se ka furnizuar, transportuar, ndërmjetësuar ose shitur armë dhe revole të tipit “Glock” dhe të tipit “Sik – suver” si dhe një sasi të municionit prej 750 copë, ndërsa të pandehurit B.S dhe S.S pas marrëveshjes paraprake, në intervalin kohor që nga muaji dhjetor të vitit 2018, në qytetin e Prishtinës kishin vënë në qarkullim barërat ose produktet mjekësore pa u bërë kontrolli i nevojshëm nga personi apo enti i autorizuar, gjithashtu të njëjtit pa autorizim kishin shitur, blerë dhe kishin bërë shkëmbimin e barërave dhe produkteve mjekësore”, thuhet në njoftim.


Po ashtu sipas njoftimit gjykata ka konstatuar se lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është caktuar masa së paraburgimit kundër të pandehurve F.H, B.S dhe S.S pasi që të njëjtit dyshohen për vepër të rëndë penale.

“Po të gjenden në liri ekziston rreziku i ikjes me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe në këtë mënyrë do të pengonte rrjedhën e procedurës penale”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori