LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për logopedin nga Gjilani që dyshohet se abuzoi psiqikisht me vajzën me autizëm

Një muaj paraburgim për logopedin nga Gjilani që dyshohet se abuzoi psiqikisht me vajzën me autizëm

Logopedit nga Gjilani, Iljasa Fazliu i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, nga Gjykata Themelore e Gjilanit.

Fazliu dyshohet se ka abuzuar psiqikisht në ordinancën e tij me një 3 vjeçare e cila vuan nga autizmi.

Përveq Fazliut, masën e paraburgimit gjykata u ka caktuar edhe dy familjarëve të viktimës të cilët pas rastit e kishin sulmuar fizikisht logopedin.


“Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve I. F., I. Sh. dhe R. V.

Ekziston dyshimi bazuar se i pandehuri I. F., me datë 26 nëntor 2022, në intervalin kohor prej orës 10.00-11.00 minuta, në ordinancën private, në cilësinë e mjekut Defektolog –Logoped, haptas ka përdorur metodë të pa përshtatshme për trajtim dhe nuk ka zbatuar rregullat e profesionit të logopedit, ashtu që gjatë seancës për trajtim të fëmijut të moshës 3 vjeçare, me gjendje të autizmit, ndaj të njëjtës ka përdorur fjalë të ndryshme ofenduese dhe degraduese, kështu që i pandehuri me veprimet e tij bie ndesh me nenin 94 paragrafi 4 nënparagrafi 4.4 të Ligjit mbi Shëndetësinë, duke mos iu përmbajtur parimeve etike dhe profesionale gjatë ushtrimit të kujdesit shëndetësor, përmes të cilave ka ndikuar në  keqësimin e gjendjes  shëndetësore të fëmijët”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Me këto veprime i pandehuri I. F. dyshohet se ka kryer veprën penale trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Të pandehurit I. Sh. dhe R. V. më datë 26 nëntor 2022, rreth orës 12.52 minuta, në lokalin që ndodhet në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, në bashkëkryerje dhe me përdorimin e atë qasshëm të dhunës, për shkak të trajtimit të pandërgjegjshëm të fëmijut me autizëm, me dashje i kanë shkaktuar lëndime trupore të pandehurit tani të dëmtuarit I. F., ashtu që fillimisht i pandehuri I. Sh., i revoltuar nga sjellja e mjekut ndaj fëmijut, hynë dhe i drejtohet të dëmtuarit duke e fyer me fjalë të ndryshme ofenduese, e më pas e sulmon duke e goditur me grusht në fytyrë dhe në atë moment ndërhyn edhe i  pandehuri R. V., duke e kapur të dëmtuarin për krahu duke e mbajtur nën kontroll, e më pas duke e tërhequr zvarrë për të nxjerrë jashtë lokalit, ku gjatë kësaj tërheqje i dëmtuari rrëzohet për toke dhe të dy të pandehurit e godasin me grushte dhe shkelma në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit”, thuhet më tej në njoftim.

Të pandehurit me këto veprime dyshohet të kenë kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, ngase masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori