LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë

Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë
Foto: Arkiv

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit J.SH., i dyshuar për krime lufte në Kosovë.

Themelorja ka njoftuar se i pandehuri i nacionalitet boshnjak e shtetas serb dyshohet për krime kundër popullatës civile në bashkëkryerje, e në paraburgim do të qëndrojë një muaj.

Gjykata tha se ekzistojnë kushtet dhe arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase.


Arrestohet një boshnjak në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë
Lexo po ashtu Arrestohet një boshnjak në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

“Gjykata vlerësoi se ekzistojnë kushtet dhe arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, respektivisht përpos dyshimit të bazuar në rastin konkret ekziston edhe rreziku i ikjes së të pandehurit, si kusht për caktimin e paraburgimit, i njëjti lehtë mund të arratiset dhe t’i shmanget ndjekjes penale, pasi kemi të bëjmë me një vepër penale të rëndë e komplekse dhe rreziku real i shmangies nga ndjekja penale e të pandehurit J.SH është më se evidente”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo

Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Kalo në kategori