Një eksperte e gjuhës së trupit ka zbuluar natyrën e vërtetë të marrëdhënies së Kate Middleton dhe Princit William, pasi këta të dy ndanë një moment romantik në ballkonin e Pallatit Buckingham.

Princesha e Uellsit, ka bërë së fundmi një paraqitje publike për herë të parë pas disa muajsh.


Ajo u rikthye në sy të publikut për herë të parë këtë vit dhe iu bashkua familjes mbretërore për të festuar ditëlindjen zyrtare të Mbretit Charles III, shkruan DailyMail.

86159771 13533545 image a 37 1718461196522

Zhdukja e saj nga syri i publikut ngriti shumë spekulime edhe për faktin se Kate Middleton vuan nga kanceri.

Ekspertja e gjuhës së trupit tani ka kapur një detaj mes çifit Kate dhe William kur dyshja ndanë një moment së bashku.

86159767 13533545 image a 38 1718461199275

“Një moment midis asaj dhe Princit William na dha një detaj të brendshëm prekës në lumturinë e tyre, kur u bashkuan në skenën botërore”, thot Judi James.

“Sinjali më prekës ishte kur sytë e tyre më në fund u takuan”.

“Mimikat e syve të William dhe muskujt rreth buzëve të tij treguan krenarinë e tij të brendshme dhe lehtësimin që gruaja e tij e bukur po qëndronte sërish pranë tij, ndërsa Kate, e cila ishte relaksuar dukshëm në këtë fazë, ia ktheu një buzëqeshje të gjerë”, deklaroi mes tjerash ekspertja. /Telegrafi/