Kënga tashmë shumë e dëgjuar, “Summer Love” po merr shikueshmëri të madhe.

Këngëtari i cili mohoi kategorikisht faktin se ai blen klikime kohë më parë, edhe pse nuk i jep rëndësi këtij aspekti, duket se është mjaft i dëgjuar në rrjetin social të videove, YouTube.


Lindon Berisha tashmë ka arritur që të ketë një milion klikime në rrjetin social YouTube për projektin e tij Summer Love.

Lindoni e ka realizuar vet tekstin dhe vijën melodike të këngës, teksa ai vazhdon angazhimin në Brick Studio.

Video u realizua nga Entermedia. /Telegrafi/