Turqia është goditur nga dy tërmete të fuqishme që kanë shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

Por, një i mbijetuar nga tërmeti, i cili prodhon karamele pambuku në zonën e tërmetit, ka filluar sërish punën.


Ai ka publikuar një video në mediat sociale teksa ka treguar se pse e ka bërë një gjë të tillë.

"Të gjithë po bënin diçka, e nxora makinën dhe po e bëj për bamirësi", pohon ai.

Ndryshe, Turqia dhe Siria deri më tani kanë regjistruar mbi 35 mijë viktima. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x8ia8n1#tab_embed