Pas rritjes të çmimit të vajit në Kosovë ku një litër është shitur me 3.49 euro, në ETC kjo sasi kushton 1.99 euro.

Çmimet vlejnë në 22 pikat e ETC-së në të gjitha qendrat e Kosovës dhe të rajonit.


Ndryshe, kryeministri Albin Kurti ka thënë se çmimi i vajit në Kosovë është më i larti në botë dhe se rritja e çmimeve është artificiale.

“Anë e mbanë qytetarët po na njoftojnë se çmimet janë nga 3.49 euro, e jo 3.5 euro. 3 euro e 50 cent do të ishte e rastësishme, por 3.49 euro nuk është e rastësishme kjo përputhje e cila është një fryrje artificiale në dëm të konsumatorit”, ka theksuar Kurti.

“Aktualisht çmimi i vajit në Kosovë është më i larti në botë”, ka shtuar ai.

Ndryshe, çmimi i vajit javëve të fundit ka qenë rreth 1.60 euro, por se tashmë një litër vaj po tregtohet deri në 4 euro. /Telegrafi/