Zjarri ka përfshirë një kamion e tri vetura në lagjen "Dardania" të Prishtinës, ku si pasojë një person është lënduar.

Rasti ka ndodhur rreth orës 13:30, ku është raportuar se  në rrugën "Dalmatët" në Prishtinë, një kamion është përfshirë nga zjarri.


Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Dyshohet që nga zjarri  ose tymi të jenë prekur edhe tri vetura përreth kamionit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Deri më tani raportohet për një person  të lënduar. Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci. /Telegrafi/

3 27

2 37

271729526 676318283777846 8477117652987078397 n

zjarri 1

zjarri2

zjarri3

zjarri4