Njëri nga mësimdhënësit dhe aktivistët më emblematik të Lëvizjes Nacionaldemokratike Shqiptare në Rrafshin e Kosovës ishte Sylejman Berisha.
Ai u lind në Sllatinë afër Prishtinës më 15 mars të vitit 1925. Mësimet e para i ndoqi në shkollën fillore të fshatit në gjuhën serbe, pastaj në Gjimnazin e Prishtinës, për të mbaruar Normalen e Gjakovës ndër shtatë nxënësit e parë të diplomuar me sukses të shkëlqyeshëm. Alfabetin shqip e mësoi para vitit 1941, nga librat që sillnin të rinjtë shqiptarë përmes Konsullatës shqiptare të Shkupit. Në këtë veprimtari dallohej veçmas Ali Berisha nga fshati Bardh, i cili ishte vëlla i patriotit të njohur dhe udhëheqësit të rinisë së NDSH-së lokale, Ramadan Berisha.
Në shtëpinë e familjes Berisha në Sllatinë kishin qëndruar shumë atdhetarë e personalitete të njohura të luftës për liri dhe bashkim të shqiptarëve, si Hasan Prishtina, Bajram Curri e personalitete të tjera. Familja Berisha kishte lidhje të ngushtë edhe me luftëtarin e njohur Sadik Rama (Gjurgjeviku). Prof. Ymer Berisha, më vonë njëri ndër udhëheqësit më të njohur të NDSH-së, me të ardhur nga Shqipëria në Kosovë, ishte mysafir në shtëpinë e Fejzullah Berishës, baba i Sylejmanit, i cili edhe pse në moshë gjatë viteve 1941-’42, kryente misionin e kryetarit të Islihatit për Rrafshin e Kosovës.
Mësuesi i ardhshëm Sylejman Berisha edhe pse i ri, ishte mobilizuar në Divizionin “Skanderbeg”. Që në ditët e para u inkuadrua në Lëvizjen Nacional Demokratike Shqiptare, idealeve dhe paltformës të së cilës do t’i mbetet besnik tërë jetën. E shquan vetëmohimi që bëri të jetë njëri nga të besuarit që do t’i përcillte lidhjet dhe do të siguronte shërbime për pjesëtarët e NDSH-së, të cilët aso kohe vepronin në rrethinë të Fushë-Kosovës. Për një kohë aty qëndroi dhe veproi edhe Gjon Sereqi.
Veprimtarinë e tij arsimore, Sylejman Berisha e filloi në Miradi të Fushë-Kosovës. Ai do të niste këtë punë me përkushtim të madh, por që e ndërpreu burgosja nga UDB-ja jugosllave. Ai u arrestua nga agjentët e shërbimit jugosllav në objektet e Shkollës Fillore në Miradi. Në qelinë nr.6 të Burgut të Prishtinës, për gjashtë muaj qëndroi së bashku me profesorin Selman Riza, me të cilin që nga kjo periudhë do t’i lidhte miqësi e madhe, derisa pas burgut dhe keqtrajtimeve prof. Riza do të largohet në Shqipëri. Qëndrimi dinjitoz i Sylejman Berishës në procesin gjyqësor, do të dëshmojë mospërkuljen përpara torturave, të cilave u shtroheshin shqiptarët.
Pas lirimit nga burgu, një kohë do të jetë i papunë. Në vitet pesëdhjetë, nisi të punojë në shtëpinë botuese “Mustafa Bakija”, derisa përmes ndërhyrjes së Rizës dhe veprimit të Mehmet Gjevorit, do t’i mundësohet përsëri kthimi në procesin mësimor. Puna në arsim, pos në Miradi, do ta çojë edhe në Komoran, Marec, Shalë, Magurë e Sllatinë.
Sylejman Berisha ka merita të mëdha për hapjen e shkollave të reja në Mudri-Potok dhe Vakoc. Tri herë do të largohet nga procesi mësimor, duke pasur gjithmonë etiketën e të orientuarit armiqësisht ndaj shtetit. Për t’iu shmangur sadopak ndjekjes së përhershme, ai jetoi nëpër kohë me tre mbiemra. Në vitin 1964 nuk i lejohet regjistrimi në asnjë fakultet të Prishtinës dhe vazhdimisht e kishte të kufizuar udhëtimin jashtë. Gjatë proceseve të diferencimit në periudhën e ashtuquajtur “Letra e Titos” dhe i cilësuar i papërshtatshëm politik nga organet vendore politike dhe arsimore, Sylejman Berisha më 1973 detyrohet me dhunë të largohet nga procesi mësimor.
Ai la trashëgim një bibliotekë të çmueshme me libra të rrallë shqip dhe revista shqipe ndërmjet dy luftërave, si Visaret e Kombit, Njeriu, Shkëndija, Bota shqiptare e revista të tjera.
Sylejman Berisha la pas vetes tre djem e dy vajza. Djali i madh, Ibrahim Berisha, në vitin 1989 është njëri ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Qendrës për Informim të Kosovës, derisa Burimi, djali i dytë, aktualisht është kryetar i Komunës në Fushë-Kosovë.
Varrimi i Sylejman Berishës ndodhi më 19 qershor të vitit 1992 në fshatin e lindjes në Sllatinë, ku morën pjesë shumë bashkëluftëtarë të idealizmës shqiptare, intelektualë e udhëheqës politikë të institucioneve të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Lamtumirë fëmijëve të humbur të Gazës: Ju donin, do t’ju kujtojnë, këtë nuk e keni merituar
Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse
Kishte parë ëndërr sa ishte brenda Big Brother, Gresa ia plotëson dëshirën Vullnetin - darkojnë bashkë
Cristiano Ronaldo: Djali im më thotë se një lojtar është më i mirë se unë
"Këngëtare playback", Klajdi me akuza të forta profesionale për Rozanën, ndërhynë Gjesti: Këndon live ti, pse po rren?
A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike
Pak orë para ndeshjes së Man Cityt, shpërthen zjarri te "Etihad Stadium"
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij