Një incident në konferencën e Le Penit - sigurimi tërhoqi zvarrë gruan që protestonte kundër pro-ruses

Konferenca për shtyp e kandidates për presidente të Francës, Marine Le Pen është ndërprerë në një moment.
Arsyeja e ndërprerjes është sjellja e një gruaje nga publiku, e cila ka ngritur një foto të Le Penit dhe Vladimir Putinit në formë të zemrës, raporton lemonde.
Kjo është një foto e takimit të Le Penit dhe Putinit nga viti 2017 në Paris gjatë konferencës për shtyp të kandidatëve për Asamblenë Kombëtare.
Rojet e sigurisë e rrëzuan menjëherë protestuesen në dysheme dhe e nxorën zvarrë jashtë sallës ku Le Pen foli për një sërë temash aktuale.
Para konferencës, protestuesit bërtisnin "Le Pen është bashkëpunëtore i Putinit".
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































