LAJMI I FUNDIT:

Një iluzion optik që teston sytë dhe mendjen tuaj: A mund ta kuptoni se çfarë po ndodh?

Një iluzion optik që teston sytë dhe mendjen tuaj: A mund ta kuptoni se çfarë po ndodh?

A mendoni që jeni të veçantë?

Ky iluzion optik është dizajnuar në atë mënyrë që të vërë në sprovë mendjen dhe sytë tuaj, kurse iluzioni ndodh kur të shikoni në mes të kësaj spiraleje.

Derisa jeni duke shikuar në mes, spiralja do të fillojë të mjegullojë dhe të sillet, edhe pse vetë imazhi është plotësisht statik.


Sytë tuaj mund të shohin lëvizje, edhe pse imazhi është plotësisht i qetë. Shikimi në këtë model spiraleje prodhon efekt hipnotik të njohur si “pas efekt i lëvizjes spirale”, shkruan “The Sun“, përcjell Telegrafi.

Kur sytë tuaj t’i përshtaten lëvizjes së spirales, imazhi statik atëherë zvogëlohet ose zmadhohet në drejtim të kundërt.

Është thënë që shikimi i gjatë në këtë lloj imazhi të spirales mund madje edhe të ndikojë në aftësinë tuaj të leximit të fjalëve për një kohë të shkurtër pas saj, sepse ato përkohësisht mund të “kërcejnë” para syve tuaj.

Bhavin Shah, optometrist bihevioral, shpjegoi këto lloje të iluzioneve:

– Lëvizja rrotulluese është e shkaktuar me përpunimin e sinjalit të imazhit kompleks. Truri supozon që sytë janë të qëndrueshëm dhe se nuk lëvizin, prandaj patjetër duhet të supozohet që modeli patjetër duhet të lëvizë në vend të saj, kështu që modeli fillon të lëvizë, – tha ai.

– Disa njerëz kanë më shumë nga këto lëvizje të vogla të syve se të tjerët, dhe disa janë më të ndjeshëm ndaj kontrastit në model, kështu që mund të ketë ndryshime në pamjen e lëvizjeve – shtoi ai. /Telegrafi/