Një i vrarë dhe një dy të plagosur në Vlorë

Nga një konflikt i armatosur, që ka ndodhur në orët e mbrëmjes në qytetin e Vlorës, një person ka mbetur të vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal pranë Ujit të Ftohtë, 50 metra larg shëtitores.
Ende nuk dihet identiteti i viktimave dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje tronditëse, në qytetin bregdetar, transmeton TCH.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve që prodhuan këtë përplasje me armë.
Nga
Telegrafi
20/04/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































